14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Goditet rrjeti i trafikut të armëve, arrestohet kreu i grupit kriminal me precedentë në Itali

Një operacion i përbashkët i Policisë së Lezhës, Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Guardia di Finanza italiane, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri, çoi në goditjen e një rrjeti të trafikut të armëve dhe arrestimin e disa personave.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari Françesk Meçaj, i cili ka precedentë të shumtë kriminalë në trafikun e narkotikëve dhe është dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal në qytezën e Lecco-s pranë Milanos në Itali. Ai u kap gjatë një operacioni të zhvilluar në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua një mikrobus me armë, i nisur nga Shqipëria dhe drejtuar nga shtetasit E. M. dhe A. D.

Të dy shtetasit janë shoqëruar nga autoritetet italiane për veprime të mëtejshme. Operacioni vijon edhe në Shqipëri dhe Itali për të identifikuar dhe arrestuar pritësit e armëve dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...