11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Goditi Berishën me grusht, Gert Shehu 5 vite më parë plagosi rëndë një roje për pultin e televizorit, përfundoi 9 ditë pa ndjenja

Ish kryeministri Sali Berisha, nuk është personi i parë që merr plagë në fytyrë nga grushti i Gerti Shehut.

Rreth 5 vite më parë , më konkretisht në gusht të vitit 2017, Shehu, në atë kohë 26 vjeç, ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të shumta shtetasit Përparim Vladi, i cili punonte si roje në një palestër, në zonën e Liqenit Artificial.

Referuar vendimit, sherri mes këtyre dy personave ka nisur për një telekomandë televizori. I riu e kishte marrë pultin pa leje, ndërsa Vladi, pasi mori vesh se kush e kishte marrë i ka kërkuar Shehut, që të largohej nga aty e mos të dukej më në palestrën ku ai ishte i punësuar.

Siç duket reagimi i Vladit, nuk i pëlqeu Shehut, e për këtë e ka qëlluar rojen me grushte në fytyrë dhe tullë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime dhe hematoma të rënda.

Pas kallëzimit në komisariatin nr 1, të shtetasit Përparim Vladi, institucioni i akuzës nisi hetimet dhe nga verifikimet e kryera doli në përfundim se rojës së palestrës, pas dëmtimeve e tij u klasifikuan në kategorinë që i kanë shkaktuar humbje të aftësisë për mbi 9 ditë.

Për këtë ngjarje prokuroria e akuzoi Shehun për akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Në dhjetor të vitit 2017, Gjykata e Tiranës, shpalli fajtor Shehun duke e dënuar atë me 2 milion lekë të vjetra gjobë. 5 vite nga ajo ngjarje 31-vjeçari do përballet sërish me drejtësinë, ku këtë herë ai do përballet me akuzat e “plagosjes me dashje” dhe goditje për shkak të detyrës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...