9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Goditi me sende të forta kunatin e tij, arrestohet nga Policia e Pogradecit 72 vjeçari

Policia e Pogradecit ka arrestuar një person si dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu kanë vendosur në pranga shtetasin I. B., 72 vjeç nga Pogradeci, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta kunatin e tij, Z. B.

Pogradec

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit I. B., 72 vjeç, banues në Pogradec, pasi në banesë ky shtetas, dyshohet se ka goditur me sende të forta kunatin e tij shtetasin Z. B., 62 vjeç, banues në Pogradec.

Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, për shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec dhe shtetasen P. B., 57 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë konkretisht në fshatin Gurras dhe në lagjen nr. 1, Pogradec, rezultoi se lokalet në pronësi të këtyre shtetasve ishin të paregjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu filloi procedimi penal për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” për shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, ky shtetas u kap me mjetin tip “Volksëagen”, duke transportuar mallra ushqimore, të dyshuara kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...