10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Goditje ndaj prostitucionit në Durrës: Katër persona në hetim, sekuestrohen pashaporta dhe para

Në Durrës, katër persona, tre të huaj dhe një shqiptar, janë vënë në hetim pasi akuzohen për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4. Policia ka sekuestruar tre pasaporta, pesë celularë dhe shuma parash në valuta të ndryshme të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë zbuluar këtë rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit dhe materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise:

Të implikuar në një rast prostitucioni, që kryhej në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, procedohen penalisht 4 shtetas (shqiptarë dhe të huaj).

Sekuestrohen 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe për shtetasit N. B., 56 vjeç, T. S., 28 vjeçe dhe A. P., 36 vjeçe (me shtetësi amerikane dhe bjelloruse).

Të 4 shtetasit u kapën në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, teksa shfrytëzonin për prostitucion ose ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“E godita në fytyrë me grusht, nuk e di sa herë” – Rrëfimi tronditës...

0
Në sallën e gjyqit të Hagës, 24-vjeçari Mark Samson rrëfeu detaje tronditëse mbi ngjarjen që çoi në vdekjen e ish-të dashurës së tij, studentja...

Zelensky viziton Mbretërinë e Bashkuar,”“është jetike që të vazhdojmë të përqendrohemi në mbështetjen e...

0
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë këtë të martë Mbretëria e Bashkuar, njoftoi Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey. “Do ta mirëpresim Presidentin Zelensky,”...

Dy persona vrarë në një bar pranë aeroportit të Frankfurtit, autori në arrati

0
Dy persona humbën jetën pas një të shtënë me armë në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurt, njoftoi policia gjermane. Sipas njoftimeve paraprake,...

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ndezin spekulimet për lidhje pas reagimeve në Instagram

0
Thashethemet për një lidhje mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po marrin vëmendje të madhe, ndërsa dyshja duket se po “ushqen” spekulimet me veprimet...

Kuvendi miraton projekt-rezolutën për Iranin, opozita bojkoton votimin

0
Në seancën parlamentare të sotme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit si shtet terrorist. Votimi u zhvillua me pjesëmarrjen kryesore të...