7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Google paralajmëron të gjithtë punonjësit e pavaksinuar/ “Kërkesat tona për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si…

Google ka lajmëruar punonjësit se do të humbasin pagën dhe përfundimisht do të pushohen nga puna nëse nuk respektojnë politikën e kompanisë të vaksinimit ndaj Covid-19, sipas dokumenteve të brendshme të cituara nga CNBC.

Një dokument thoshte se punonjësit kishin kohë deri më 3 dhjetor për të deklaruar statusin e tyre të vaksinimit dhe për të dorëzuar dokumentacionin që e vërteton, ose për të aplikuar për një përjashtim mjekësor ose fetar.

Kompania tha se pas kësaj date se do të fillojë të kontaktojë punonjësit që nuk e kishin ngarkuar statusin e tyre ose ishin të pavaksinuar, si dhe me ata, kërkesat e përjashtimit të të cilëve nuk u miratuan.

“Kërkesat tona për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si mund ta mbajmë fuqinë tonë punëtore të sigurt dhe t’i mbajmë shërbimet tona në funksion,” -tha një zëdhënës i Google në një deklaratë.

Dokumenti thoshte se punonjësit që nuk kanë respektuar rregullat e vaksinimit deri në afatin e 18 janarit do të vendosen në “leje administrative me pagesë” për 30 ditë. Pas kësaj, kompania do t’i vendosë ata në “leje personale pa pagesë” deri në gjashtë muaj, e ndjekur nga përjashtimi.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...