8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Grabitet dhe dhunohet punonjësi i pikës valutore në Tiranë/ Autorët morrën një shumë prej 10 milionë lekësh

Një 55-vjeçar, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute, është dhunuar dhe grabitur këtë të martë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës”. Policia bën me dije se autorët kanë qenë 2 persona që ende nuk janë identifikuar.

Autorët dyshohet të kenë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Pre e grabitjes ka rënë punonjësi 55-vjeçar i një rrjeti “Exchange”, që mblidhte cashin e tyre dhe e dorëzonte në bankë. Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë dhunuar 55-vjeçarin dhe i kanë grabitur vlerën monetare të një pike valute, të cilën ka qenë duke e transportuar me motor.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...