4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Grabitet nën kërcënimin e armës një pikë karburanti në Lezhë

Mbrëmjen e kaluar është grabitur një pikë karburanti .Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë marrë xhiron e karburantit, prej 1 milionë lekësh. Autorët kanë kërcënuar me pistoletë dhe shkop bejsbolli.

Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...