10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Grabitje në Krujë: Bankomati shkatërrohet nga eksplozivi, përdorin kunja për t’iu shpëtuar policisë

Një grabitje e fuqishme është regjistruar gjatë natës në Krujë, ku një bankomat i vendosur në hyrje të rrugës së kalasë ka rënë pre e një akti kriminal. Sipas informacioneve të marra, bankomati është shkatërruar nga një shpërthim i fuqishëm, i shkaktuar nga një sasi eksplozivi, nga persona ende të paidentifikuar. Në këtë fazë, ende nuk ka informacion nëse autorët kanë mundur të sigurojnë paratë që ndodheshin brenda bankomati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur shpërthimi ka tronditur zonën. Hetimet dyshojnë se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes duke përdorur një motor dhe kanë kaluar nëpër një rrugë dytësore poshtë kalasë. Për të parandaluar ndërhyrjen e shpejtë të policisë, grabitësit kanë shpërndarë kunja artizanale përgjatë rrugës, të cilat shpojnë gomat e mjeteve, duke e bërë ndjekjen më të vështirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...