1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Grammy Awards 2023: Beyoncé bën histori, Harry Styles fiton albumin e vitit

Beyoncé theu rekord me 32 çmime Grammy, ndërsa Harry Styles fitoi albumin e vitit, në ceremoninë e këtij viti në Los Angeles.

Kënga e saj “Break my soul” u vlerësua si kënga më e mirë në kategorinë dance/electronic, “Cuff It” si kënga më e mirë R&B, ndërsa “Plastif off the sofa” si performanca më e mirë R&B. Albumi i saj “Renaissance” fitoi çmimi “Albumi më i mirë dance/electronic”.

Kështu, ajo kapërceu dirigjentin hungaro-britanik George Solti, rekordi i të cilit ishte p 31 çmime Grammy, kishte qëndruar për më shumë se 20 vjet.

“Po mundohem të mos jem shumë emocionale”, tha ylli duke pranuar çmimin e saj.

Ajo vazhdoi të falënderojë familjen, përfshirë xhaxhain e saj të ndjerë Jonny, i cili ndihmoi në krijimin e veshjeve të saj në skenë përpara se ajo të bëhej e famshme.

Beyoncé ka thënë më parë se beteja e tij me HIV-in ndikoi në interesin e saj për muzikën e kërcimit dhe lidhjet e saj historike me komunitetin LGBTQ.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT