4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gratë afgane protesta në Kabul kundër kufizimeve nga talebanët: ““Edukimi është e drejta ime! Rihapni shkollat”

Duke brohoritur “bukë, punë, liri”, dhjetëra gra protestuan në kryeqytetin afgan, Kabul, më 29 maj kundër kufizimeve të ashpra ndaj të drejtave të tyre që talibanët kanë vendosur.

Qëkur u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, talebanët kanë kufizuar të drejtat e grave. Në shumicën e qyteteve në Afganistan, vajzat mund të shkojnë në shkollë deri në klasën e gjashtë. Në mars, talebanët urdhëruan mbylljen e shkollave të mesme për vajzat.

“Edukimi është e drejta ime! Rihapni shkollat!”, brohoritën protestueset, shumica prej të cilave kishin vendosur shami për të mbuluar të gjithë fytyrën.

Protestueset u mblodhën para Ministrisë së Edukimit. Ato marshuan disa qindra metra para se të përfundonin protestën e tyre, teksa autoritetet vendosën në rrugë luftëtarët talibanë, raportoi AFP.

“Ne dëshironim që të lexonim një deklaratë, por talebanët nuk na lejuan”, tha Zholia Parsi, e cila doli që të protestonte.

“Ata na morën telefonat dhe po ashtu na ndaluan që të bënim fotografi dhe video të protestës sonë”, tha ajo për AFP.

Qëkur morën pushtetin, pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga Afganistani, talebanët janë zotuar se do të sundojnë ndryshe nga regjimi brutal në vitet ’90, kur gratë u mbyllën në shtëpitë e tyre, argëtimi u ndalua në mbarë vendin dhe u aplikuan ndëshkime të ashpra, përfshirë edhe ekzekutimet publike.

Por, këto premtime po merren me skepticizëm nga shumë afganë dhe qeveri në mbarë botën, përfshirë ato në Azinë Qendrore. Kjo për faktin se gratë janë detyruar që të largohen nga disa punë qeveritare dhe janë ndaluar që të udhëtojnë të vetme.

Gjatë këtij muaji, lideri suprem i Afganistanit dhe shefi i talebanëve, Hibatullah Akhundzada, urdhëroi gratë që të mbulohen kur janë në publik, përfshirë edhe fytyrën e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...