17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Gratë shtatzëna të kenë kujdes, konsumi i kësaj pije gjatë 9 muajve ndikon tek fëmija

Fillimi i ditës me një filxhan të nxehtë kafeje ose çaj me kafeinë mund të duket hyjnore për disa, por mund të ketë ndikime negative për fëmijët tek gratë shtatzëna, sipas një studimi të ri.

Sipas studimit të botuar të hënën në JAMA Network Open, fëmijët që ishin ekspozuar ndaj sasive të vogla të kafeinës para lindjes, u zbulua se ishin mesatarisht më të shkurtër se fëmijët e nënave që nuk konsumonin kafeinë gjatë shtatzënisë, shkruan CNN.

Fëmijët e nënave që kishin konsumuar kafeinë gjatë shtatzënisë ishin më të shkurtër në shtat në moshën 4 vjeçare se fëmijët e nënave që nuk konsumuan kafeinë dhe hendeku zgjerohej çdo vit deri në moshën 8-vjeçare, sipas autores kryesore të studimi dr. Jessica Gleason, epidemiologe prenatale.

“Për të qenë të qartë, këto nuk janë dallime të mëdha në gjatësi, por ka këto dallime të vogla në gjatësi midis fëmijëve të nënave që konsumuan kafeinë gjatë shtatzënisë”, tha Jessica Gleason, e cila është një studiuese në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve Eunice Kennedy Shriver.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve aktualisht rekomandon kufizimin e konsumit të kafeinës në më pak se 200 miligramë në ditë gjatë shtatzënisë.

Një filxhan çaji me kafeinë zakonisht ka rreth 75 miligramë kafeinë, një filxhan kafe e çastit ka rreth 100 miligramë dhe një filxhan kafe e filtruar ka rreth 140 miligramë. Madje edhe çokollata ka rreth 31 miligramë kafeinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...