9.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Greqi/ Kapen 100 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner me banane

Organet greke të rendit kanë konfiskuar në qytetin e Verias (100 km në veripërendim të Selanikut) mbi 100 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner me banane.

Droga, e vlerësuar në dhjetëra milionë euro, ishte fshehur në kontejnerë me banane që kishin mbërritur nga Ekuadori në Selanik, njëzet e katër orë më parë.

Nga aty duket se është transportuar me kamion në një kompani tregtare frutash me qendër në qytetin e Verias, ku autoritetet kanë kryer operacionin duke arrestuar edhe tetë persona dhe duke konfiskuar ngarkesën e paligjshme (pesha totale 100 kilogramë e 700 gram).

Mes të arrestuarve janë përfaqësues të kompanive, agjentët doganorë dhe anëtarët e shoqërisë së transportit. Ata janë dërguar në prokurorinë Penale të Selanikut në mesditën e së enjtes ,ndërsa kanë kërkuar dhe kanë marrë afat për të deponuar në ditët në vijim.

Ata janë proceduar penalisht për trafik droge, në grup ,por edhe në veçanti.

Edhe nëntorin e kaluar doganierët e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike, pas bashkëpunimit me Nën/Drejtorinë e Policisë së Narkotikëve në Selanik, kanë zbuluar në portin e qytetit një ngarkesë të madhe kokaine prej 82 kilogramë të fshehur në një ngarkesë me banane.

Ky publikim specifik, sipas urdhrit përkatës të Prokurorisë, synon të mbrojë shoqërinë në tërësi, të miturit, grupet e cenueshme apo të pafuqishme të popullsisë dhe të lehtësojë realizimin e pretendimit të shtetit për tërësinë e krimeve të kryera.

Theksohet se publikimi konkret ka afat deri më datën 23.04.2022, sipas Urdhrit të Prokurorisë. Përtej këtij afati kohor, ruajtja ose riprodhimi i publikimit të të dhënave të mësipërme nuk lejohet dhe është në kundërshtim me ligjin, thuhet ne deklaratën për shtyp të policisë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...