Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare. Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e Kryeminsitrit aktual Kyriakos Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e Aleksis Tsipras.Gjashtë parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë 7 prej kandidatëve janë shqiptarë. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19:00.Në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit zgjedhor në Greqi, ushtrimi i së drejtës së votës është i detyrueshëm.Përjashtohen nga detyrimi ata mbi 70 vjeç, ata që do të jenë jashtë vendit ditën e votimit, ata që nuk mund të lëvizin për arsye shëndetësore dhe zgjedhësit që janë regjistruar në listat e posaçme zgjedhore për heterorezidentët, por nuk është ngritur qendra votimi për shkak të mosplotësimi i numrit prej të paktën 40 zgjedhësve jorezidentë të së njëjtës zonë zgjedhore bazë.Jashtë vendit, procesi zgjedhor shkoi pa probleme me 22825 emigrantë që ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë në vendbanimin e tyre.
Greqi/ Pritet garë e fortë mes Mitsotakis dhe Tsipras, kandidojnë për deputetë edhe 7 shqiptarë
POSTIMET E FUNDIT
Vlorë – Digjen koshat e rinj të mbeturinave pak orë pas vendosjes në Transballkanike
Një situatë shqetësuese është regjistruar në Vlorë, ku vetëm pak orë pas vendosjes, disa koshave të rinj të mbeturinave u është vënë flaka.
Ngjarja ka...
E Premtja e Madhe në Zvërnec – besimtarët kremtojnë me përkushtim ritualin e Epitafit
Si çdo vit në prag të Pashkës, besimtarët ortodoksë dhe banorët e Zvërnecit janë mbledhur për të kremtuar të Premten e Madhe, duke marrë...
E Premtja e Madhe në Vlorë – besimtarët ortodoksë kremtojnë me rite dhe procesionin...
Besimtarët ortodoksë në Vlorë kanë kremtuar të Premten e Madhe, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin fetar, që përkujton vuajtjet dhe kryqëzimin...
Ibrahimaj: Rritja e çmimeve e përqendruar te frutat dhe perimet, po hartohet plan mbështetës...
Konsumatorët shqiptarë janë përballur javët e fundit me një rritje të ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, ndërsa qeveria thotë...
Stefano Gabbana jep dorëheqjen nga presidenca e Dolce & Gabbana – ndryshime në drejtimin...
Një ndryshim i rëndësishëm është shënuar në krye të shtëpisë së njohur të modës Dolce & Gabbana, ku stilisti Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen...






