17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Greqi/ Vëllai 34-vjeçar vret motrën dhe më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje në Greqi, në rrugën e Olympias. Vëllai 34-vjeçar ka vrarë motrën dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ata jetonin bashkë me nënën e tyre, e cila u kishte ndërruar jetë kohët e fundit.

Pas vdekjes së saj mes dy të rinjve kishin nisur konflikte të vazhdueshme si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.

Ata kishin edhe një vëlla tjetër, i cili ka gjetur trupat e pajetë të dy viktimave në banesë.
Mediat fqinje shkruajnë se pranë trupave është gjetur një armë, me të cilën dyshohet se është kryer edhe vrasja e më pas vetëvrasja.

Dëshmitë e njerzve:

“Njerëz shumë të mirë, fqinjë të mirë dhe punëtorë. Mami u largua nga jeta shtatë muaj më parë. Çfarë të them. Fëmijë shumë të qetë. Babai i tyre më tha se djali po bëhej gati të martohej dhe gjynah që iku, se nuk do të shohë nip”, shprehet fqinji i tyre për protothema.gr.

Një tjetër dëshmitare nga vendi i ngjarjes thotë se: “Ata kanë humbur nënën para 6-7 muajsh. Dy fëmijët nuk punonin. Nuk di detaje, e vuajtën vdekjen e saj, ishte një grua me kancer që kishte kaluar shumë. Ka një vëlla të tretë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...