Grida Duma ka ndarë përvojën e saj më personale deri më tani gjatë bisedës me Bora Zemanin në Grida Duma Podcast. Për herë të parë, ajo foli hapur për një fazë të rëndësishme të jetës së saj, duke e përshkruar vitin e fundit si një periudhë qartësie dhe çlirimi emocional.
“Për herë të parë nuk kam pasur asnjë siklet të lëshoj,” tha Duma, duke treguar se ka arritur në një moment ku mbajtja e gjërave, njerëzve apo situatave nuk është më domosdoshmëri, por zgjedhje e vetëdijshme.
Sipas saj, jo çdo gjë që mbahet është vlerë dhe jo çdo lëshim është humbje. Ajo shtoi se me rritjen personale vjen aftësia për të dalluar se cilat marrëdhënie dhe situata “rrinë mirë” pranë teje dhe cilat kthehen në peshë.
“Vjen një pikë ku nuk investon më përtej vetes. Gjërat rrinë ose nuk rrinë vetë,” shpjegoi Duma, duke reflektuar mbi rëndësinë e vendimeve të ndërgjegjshme në jetë.






