Groenlanda ka shpallur sot një marrëveshje të re koalicioni qeveritar, vetëm disa orë para vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, J.D. Vance, në ishullin arktik.
Udhëheqësi demokrat Jens-Frederik Nielsen ka bërë thirrje për unitet, duke u kërkuar partive të lënë mënjanë mosmarrëveshjet për të formuar një qeveri të gjerë që të kundërshtojë përpjekjet e presidentit Donald Trump për të aneksuar territorin gjysmë autonom danez.
Katër nga pesë partitë e zgjedhura në parlamentin e Groenlandës kanë rënë dakord për një koalicion, duke siguruar 23 nga 31 vendet në legjislaturë. Marrëveshja është një përgjigje ndaj presionit të Trump, i cili ka intensifikuar përpjekjet për të fituar kontrollin e Groenlandës “në një mënyrë ose në tjetrën”, sipas AP.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance do të vizitojë sot Groenlandën, ku pritet të inspektojë bazën hapësinore Pituffik, një pikë kyçe për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen raketore të SHBA-së.