11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Grupet kriminale shqiptare shtrijnë aktivitetet e rritjes së kanabisit në Skoci

Grupet kriminale shqiptare, pas Anglisë dhe Uellsit, kanë shtrirë aktivitetet e tyre të rritjes së kanabisit edhe në Skoci, duke ndërtuar fermat e barit nëpër shtëpi dhe magazina. Gazeta skoceze “Daily Record” ka raportuar se tani në çdo qytet të Skocisë ka një prani të grupeve kriminale shqiptare, të cilat janë të përfshira në ngritjen e fermave të kanabisit, përmes të cilave po fitohen miliona stërlina.

Në artikullin e botuar të shtunën, “Daily Record” ka raportuar se kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike në Skoci janë këshilluar të bashkëpunojnë me policinë për të luftuar shtëpitë e barit, ku vidhet energji për të përdorur llampa të fuqishme për rritjen e kanabisit. Gjithashtu, artikulli përmend disa raste të shqiptarëve që janë kapur dhe dënuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Një prej tyre është Ilir Kasa, i cili u dënuar me 8 vite burg pas filmimeve që e tregonin duke vizituar dy ferma kanabisi në Gllasgow, ku u gjetën 350 dhe 150 rrënjë kanabis. Prodhimi i asgjësuar u vlerësua në 300,000 stërlina.

Në një tjetër rast, Arben Ketuka, i cili kishte marrë me qira një shtëpi për ta kthyer në shtëpi bari, u kap me 200 bimë kanabis, me një vlerë të mundshme prej 172,000 stërlinash. Ai pranoi akuzat dhe pritet të dënohet këtë javë.

Në Dundee, Adiol Hila dhe Indrit Saraci kishin ndërtuar një fermë kanabisi me 3,000 rrënjë, vlera e të cilës ishte 1.7 milion stërlina. Pas pranimit të akuzave, Hila dhe Saraci u dënuan me burgim, respektivisht 3 vjet e 4 muaj dhe 3 vjet e 9 muaj.

Ky fenomen është një tjetër provë e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare që po shtrihen gjithnjë e më shumë në Skoci, duke përdorur metoda të sofistikuara për të kultivuar dhe shpërndarë kanabisin në tregjet e paligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...