17.5 C
Tiranë
Thursday, March 5, 2026
spot_img

Grupi kriminal i ish-drejtorit të burgjeve shpërndau materiale sekrete të politikanëve nën hetim

Dosja hetimore e SPAK zbulon detaje tronditëse mbi sulmin kibernetik ndaj Prokurorisë së Posaçme, ku ish-drejtori i burgjeve Agim Ismaili dhe dy të tjerë, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, tentuan të aksesonin dhe shpërndanin materiale të ndjeshme të politikanëve nën hetim.

Sipas dokumenteve, Arnold Rrokaj përdori kodin Spak2019 për të hyrë në e-mail-et e disa prokurorëve, ndërsa Zambak Gjoni kërkonte informacion për persona të ndryshëm për t’ia dërguar më pas Ismailit. Në një episod, Zambak i transmetoi Agim Ismailit disa dosje Word me biseda të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, përfshirë edhe kontakte me Mirel Zoton, pronar i kompanive të incineratorëve në Elbasan, Fier e Tiranë.

Një tjetër dokument i dërguar nga Gjoni përmbante titullin “Leter porosi_Austrië”, ndërsa ai e shoqëronte me mesazhin: “Do e haje dhe Damiani me duket”. Po ashtu, Zambak kërkoi informacion edhe për shtetasin Engjëll Agaci, ndërkohë që Rrokaj tentoi të depërtojë edhe tek kompjuteri i Klodian Brahos, atëherë shef i korrupsionit, por pa sukses.

Rrokaj dhe Gjoni u arrestuan vitin e kaluar, ndërsa Agim Ismaili u hetua në gjendje të lirë. Të tre përballen me akuza që përfshijnë pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe ndërhyrje të paligjshme në kompjuterët e prokurorëve të Posaçëm.

Ky rast hedh dritë mbi kapacitetet e krimit të organizuar për të futur dorën në informacionet më të ndjeshme të drejtësisë shqiptare, duke sfiduar sigurinë e hetimeve dhe besimin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zbardhet dëshmia e Elvis Shehut: “U ndamë vetëm 20 minuta para vrasjes së Çajup...

0
Në seancën e fundit gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, rival i kreut të “Bandës së Lushnjës”, Aldo Bare, është zbardhur dëshmia e Elvis...

“Sulm ndaj drejtorit të IKMT-së në zyrë” – Klesti Çela dhe tre persona të...

0
Një incident i rëndë ndodhi dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta,...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, “Mercedes” i pret rrugën “Passat”-it, 4 pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

0
Një aksident u regjistrua rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja, ku u përfshinë dy automjete, një “Mercedes”...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell vendosmëri dhe iniciativa. Në punë, një mundësi për projekt të ri mund t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Kujdes me vendimet financiare...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Më 4 mars 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror, por gradualisht drejt përmirësimit me alternime të vranësirave dhe kthjellimesh gjatë ditës. Gjatë...