10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Guardia di Finanza mbyll hetimet për 29 persona në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës

Itali / Shqipëri – Hetimet e nisura gjatë periudhës së pandemisë kanë zbuluar veprimtarinë kriminale të katër grupeve të strukturuara, të cilat merreshin me trafik ndërkombëtar droge nga Italia, Spanja dhe Shqipëria.

Autoritetet italiane kanë njoftuar se Guardia di Finanza e Leçes ka përfunduar hetimet paraprake ndaj 29 personave, shtetas italianë dhe shqiptarë, të përfshirë në këtë rrjet kriminal, raporton RaiNews.

Operacioni u zhvillua në disa qytete italiane, duke përfshirë Lecce, Brindisi, Romë, Firence, Pisa, Bolonja, Fermo, Ascoli Piceno dhe Reggio Emilia, si dhe në zona jashtë Italisë.

Gjatë hetimeve, forcat e rendit sekuestruan:
• mbi 2 tonë lëndë narkotike (kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë),
• rreth 5 litra vaj hashashi,
• 192 mijë euro cash,
• dhe 16 automjete të përdorura për transportin e drogës.

Autoritetet italiane po vazhdojnë procedurat ligjore për të dokumentuar dhe ndjekur penalisht të gjithë personat e përfshirë, ndërsa operacioni konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës në Evropë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...