12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Guvernatori Sejko: “Si pasojë e luftës në Ukrainë rritja ekonomike do të jetë më e ngadalshme, çmimet do vazhdojnë të jenë të larta”

Guvernatori i Bankës Shqiptare, Genc Sejko në një konferencë për mediat ka bërë me dije situatën ekonomike ne vend duke marrë shkas nga situata me të cilën po përballet vendi ynë për shkak të rritjes së çmimeve, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Ndërkohë si pasojë e luftës në Ukrainë rritja ekonomike do të jetë më e ngadalshme se parashikimi ndërsa që cmimet do vazhdojnë të jenë të larta.

Sejko u shpreh se inflacioni ka shënuar një rritje të madhe tremujorin e patë të këtij viti duke shënuar pikun në mars me 5.7% ndërsa theksoi se do të mbetet në nivele të larta.

“Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mos ndryshojë qëndrimin e politikës monetare. Informacioni i ri i marrë në analizë tregoi se presionet inflacionit ne tregjet botërore rezultuan më të forta sesa pritjet tona në fillim të vitit.

Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë sollën ndërprerje të reja në zinxhirët globale dhe shtuan pasigurinë për të ardhmen. Ato u pasuan nga një rritje e çmimeve në tregjet botërore dhe lëvizje agresive të bankave qendrore në drejtim të shtrëngimit të politikës monetare.

Inflacioni u rrit duke shënuar nivelin mesatar 4.4%. Rritja e inflacionit ishte e shpejtë në mars ku shifra arriti në 5.7%. Rritja e inflacionit u shkaktua nga goditjet e ofertës te ardhura nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës.

Paralelisht me këto trendi ritës i inflacionit ka pasqyruar rimëkëmbjen ekonomike si dhe tendencën në rritje të pritjeve për inflacionin.

Sipas INSTAT PBB u rrit me 8.5% gjatë 2021 duke tejkaluar nivelet e regjistruara para tërmetit dhe pandemisë. Rritja e punësimit solli rënien në 11.4% të normës së papunësisë”, tha Sejko.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...