12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Hakerat rusë rrisin sulmet hibride ndaj Holandës dhe aleatëve europianë

Agjencia e Inteligjencës Ushtarake të Holandës ka paralajmëruar për një rritje të ndjeshme të sulmeve hibride dhe kibernetike nga Rusia, të cilat po prekin jo vetëm Holandën, por edhe aleatët e saj në Evropë. Në një deklaratë zyrtare, agjencia nënvizoi se kërcënimi rus do të vazhdojë edhe pas përfundimit të mundshëm të luftës në Ukrainë.

“Ne e shohim kërcënimin rus kundër Evropës në rritje dhe kjo do të vazhdojë edhe pas luftës kundër Ukrainës. Në Holandë, kemi parë aktin e parë të sabotimit kibernetik kundër një shërbimi publik, me synimin për të siguruar kontrollin e sistemit. Ai u zmbraps, por ishte hera e parë,” thuhet në deklaratë.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur vendet perëndimore kanë shtuar shqetësimet për kërcënimet hibride nga Rusia dhe Kina, të cilat përfshijnë:
• Sabotim ndaj infrastrukturës kritike
• Fushata dezinformimi në rrjete sociale
• Spiunazh dhe infiltrime në rrjete qeveritare e private

Agjencia holandeze thekson se duhet forcuar më tej mbrojtja kibernetike, si dhe bashkëpunimi mes vendeve aleate në BE dhe NATO për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja në proceset demokratike dhe sistemet kritike të sigurisë kombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...