8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Hapet Kampusi Universitar në Gjirokastër: Mundësi të reja për studentët e arsimit të lartë në Shqipëri

Një zhvillim i rëndësishëm për sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri është miratimi i projektmarrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë, Spanjë (UNED), i cili synon hapjen e kampusit universitar në qytetin e Gjirokastrës.

“UNED është një prej universiteteve në botë me modalitetet e studimit në distancë dhe ato të përzier. Universiteti shtetëror i Spanjës do të sjellë një seri programesh studimi në tre ciklet e studimit por edhe kurse të formimit profesional përgjatë gjithë jetës. Janë më shumë se 30 programe të studimit të ciklit bachelor, më shumë se 80 programe të ciklit master dhe 20 programe doktorature që ky Universitet ofron në të gjithë vendet e botës. Hapja e këtij Universiteti në Gjirokastër hap një tjetër perspektivë zhvillimi për arsimin e lartë në Shqipëri dhe veçanërisht në Gjirokastër, ku do të lidhen dhe programet e studimit me trashëgiminë kulturore, me turizmin dhe të gjitha aspektet e zhvillimit ekonomik.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë ku u mor dhe ky vendim i rëndësishëm për arsimin e lartë në Shqipëri.

Duke filluar nga viti akademik 2024-2025, UNED-i do të ofrojë programe studimi në Shqipëri në cikle dhe modalitete të ndryshme, sipas nevojave akademike të vendit. Kampusi i Gjirokastrës do të ndjekë të njëjtat standarde si të kampuseve të tjera të UNED-it, me rregullore të brendshme që rregullojnë hapjen, organizimin, gjuhën e studimit, kohëzgjatjen e programeve dhe mbylljen e tyre. Kjo marrëveshje siguron njohjen automatike të gradave shkencore dhe diplomave të UNED-it në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...