6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

“Hapja e partisë është kusht themelor për suksesin e saj”/ Berisha: “Do të realizohet si kusht për fitore e PD”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot një takim online me qytetarët në lidhje me situatën politike në vend.

“Të hënën Këshilli i PD miraton udhëzimin për zgjedhjen e kryetarët të bashkive sipas primares. Në një kohë të shkurtër do të përpunohet udhëzimi për Këshilltarët, primarët do të kenë të hënë gati kuadrin ligjor. Ngjarje e madhe për PD për të shtrirë pluralitetin brenda PD”, tha Berisha.

Ai foli edhe mbi hapjen e partisë.

“Hapja e partisë është kusht themelor për suksesin e saj. Garantoj  se po punohet me intensitet por theksoj se edhe vetë primaret janë një procedurë demokratike me mundësi të mëdha për hapjen e partisë pasi për qytetarët do kenë mundësi të kandidojnë të gjithë ata të cilët e ndjejnë se kanë një projekt, formimin, reputacionin për tu votuar si qytetarë të parë. Por krijohen departamente ku po angazhohen intelektualë, departamentet shumë shpejt do të kenë anëtarët e tyre në diasporë. Hapja ka nisur dhe do të realizohet si kusht për fitore e PD”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT