Harry Styles ishte prezantues dhe i ftuar muzikor në episodin e 14 marsit të Saturday Night Live, ku interpretoi dy këngë nga albumi i tij i ri, Kiss All the Time. Disco, Occasionally.
Gjatë monologut, 32-vjeçari ironizoi mbi akuzat e mëparshme për “queerbaiting”, duke i kthyer ato në humor:
“Disa njerëz më akuzuan për diçka që quhet ‘queerbaiting’. Por a ju ka shkuar ndonjëherë ndër mend se… ndoshta nuk dini gjithçka për mua?”
Momenti më i komentuar erdhi kur aktori i SNL, Ben Marshall, u shfaq në skenë. Styles e tërhoqi dhe e puthi, duke shtuar me ironi:
“Ja pra, kjo është queerbaiting.”
Përveç monologut, ai performoi këngët “Dance No More” dhe “Coming Up Roses” nga albumi i katërt studio, i publikuar më 6 mars. Ai gjithashtu bëri shaka për origjinën e titullit të albumit, duke treguar se e kishte marrë pasi kishte kërkuar nga ChatGPT “frazën më italiane që ekziston”.






