11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Harta e re gjyqësore/ Ministri Ulsi Manja: “Mekanizimi i duhur në zbatim të ligjit dhe që do i japë zgjidhje shumë problematikave”

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për hartën e re gjyqësore gjatë fjalës së tij në Kuvend. Manja u shpreh se është e qartë se jo të gjithë do të jenë të kënaqur por theksoi se ky është mekanizmi i duhur që do i japë zgjidhje shumë problematikave në sistemin gjyqësor.

“Ne dje patëm një diskutim lidhur me hartën gjyqësore. Gjej rastin të falenderoj grupin e punës dhe KLGJ. Problematikat dhe sfidat e kësaj harte i diskutuam dje në një dëgjesë maratonë ku patëm mundësinë që të qartësojmë shumë nga pozicionet tona në raport me hartën gjyqësore. Është e kuptueshme se jo të gjitha palët do kënaqen. Por është mekanizimi i duhur në zbatim të ligjit dhe që do i japë zgjidhje shumë problematikave që sot kemi me sistemin gjyqësor”, u shpreh Manja.

Ai deklaroi se harta e re gjyqësore do të finalizohet shumë shpejt dhe do të ketë një vlerësim të kostove për sistemin e ri.

“Harta e re gjyqësore që ne do të finalizojmë shumë shpejt do të ketë një vlerësim të kostove. Do ulemi dhe do bëjmë një vlerësim të nevojave që ka sistemi në logjistikë dhe burime njerëzore. Pa lënë menjëanë edhe modernizimin e sistemit gjyqësor. I inkurajoj që me të njëjtin ritëm të vazhdojnë edhe për vitin 2022 që të realizohen objektivat kundër kriminalitetit”, u shpreh ai.

“Një sfidë tjetër është plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë. Edhe për KLGJ rekomandohet të nisë procesi i vlerësimit etiko-professional të gjyqtarëve. Po ashtu për KLGJ ngelet detyrë parësore Kjo do na japë panoramë të qartë të ngarkesës së punës”, tha Manja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...