17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Heqja e taksave për karburantin/ Gjiknuri: “Çmimet nuk kontrollohen nga qeveria shqiptare, heqja e taksave do të thotë që arka e shtetit të jetë bosh”

Deputeti Damian Gjiknuri, njëherësh sekretari i përgjithshëm i PS-së, nga foltorja e Kuvendit i është kthyer opozitës për kërkesat që kjo e fundit ka kërkuar heqjen e taksave për karburantin.

Ai theksoi se me heqjen e taksave do të boshatiset buxheti i shtetit. Sipas Gjiknurit, kjo krizë ekonomike që ka pushtuar mbarë botën, sapo ka nisur.

“Opozita ka dëshirë për të sulmuar qeverinë. Çmimet nuk kontrollohen nga qeveria shqiptare. Këtu nis dhe del një togfjalësh i ri; hiqni taksat dhe qeveria është grup i strukturuar kriminale. Por të thuash të heqësh taksat, do të thotë që ta lësh qeverinë të zbuluar në skenarë që ne se dimë se si do të zhvillohen. Prudenca e ekonomisë, është; targeto njerëzit më të varfër. A duhet më shumë? Mbase duhet më shumë, por problemi është sa janë mundësitë. Kjo krizë sapo ka filluar. Funksioni i shtetit nuk mund të bjerë, se këtë doni ju. kur nuk ke shpresa, nuk ke mbështetës, dështon me vota, doni tërmet politik që të bjerë qeveria. Duke tërbuar dhe nxitur njerëzit me idenë se kjo qeveri duhet përmbysur. Kjo është e vetmja shpresë që keni. Doni të krijoni idenë e tokës së djegur. Kur ju shohin juve thonë, dikush mund të thotë; më mirë të rrijë Edi Rama. Do doja të kishte ekuilibër politika, por kjo është e vërteta. Bëhuni të arsyeshëm, Arsyeja është fjalë e madhe në Shqipëri. Por një qeveri e përgjegjshme s’mund të plotësojë çdo kërkesë tuajën. Heqja e taksave do të thotë që arka e shtetit të jetë bosh. Ku e dimë ne se si do të performojë qeveria?”, tha Gjiknuri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...