10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Hetim Parlamentar ose Penal? Debati në Komisionin e Shëndetësisë

Në një diskutim të ngrohtë në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, anëtarët diskutuan për mënyrën se si duhet të drejtohet procesi hetimor. Anëtari i PS, Petro Koçi, nënvizoi nevojën që ky komision të mos trajtohet si një hetim penal, por si një hetim parlamentar. Ai theksoi se fokusi duhet të jenë fenomenet, jo individët, dhe shtoi se për të qenë efektiv, komisioni duhet të ndiqte shembullin e vendeve të tjera ku hetimet kryhen nga parlamentet, jo nga sistemi penal.

“Ky komision nuk ka komandant apo komandante por ka një drejtues. Sipas nenit 10 kryetari dhe zv. kryetari drejtojnë të gjithë veprimtarinë e këtij komisioni. Po lexoj atë që nuk lexuat ju (i drejtohet Albana Vokshit)… do e ftoja komisionin që më shumë të fokusohet te fenomenet sesa të trajtohet si hetim penal se këtë e bën tjetër kush.

Ka shumë të korruptuar nga të gjitha krahët, me siguri mund të ketë dhe problematika me integritetin e personave të caktuar, por që të jetë më efektiv duhet të ndiqet shembulli i atyre vendeve të tjera që parlamentet hetojnë, por jo si një hetim penal.

Kjo na vë në konflikt interesi. Të administrojmë punën në mënyrë serioze dhe me profil parlamentar. Kushdo që vërtetohet që është i përfshirë në korrupsion, ka të drejtë të bëjë kallëzim. Të shkëputemi nga praktikat e kohës së komunizmit”, tha Koçi.

Por, deputeti i PD, Saimir Korreshi, shfaqi skepticizmin e tij ndaj procesit hetimor dhe u shpreh me batuta për disa aspekte të propozuara për organizimin e komisionit. Korreshi nuk ishte dakord me disa detaje praktike të kalendarit të hetimit dhe shprehu dyshime në lidhje me objektivitetin e procesit.

“Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek? Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit”, tha ai.

Këto komente treguan dallime në qëndrime rreth mënyrës së organizimit dhe drejtimit të hetimit në këtë komision, duke nxjerrë në pah sfidat dhe përplasjet në procesin hetimor të një çështje të rëndësishme shëndetësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...