8.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

“Hetim për Veliajn dhe Maznikun”: GJKKO i kalon dosjen SPAK-ut

Tiranë – Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të nisë hetimet për ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, dhe ish-nënkryetarin Arbjan Mazniku, lidhur me akuzat për “shpërdorim detyre”.

Në një njoftim zyrtar, GJKKO bëri të ditur se ka shpallur të pavlefshme kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes penale nr. 1782/2022, që lidhej me veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, me arsyetimin se fakti “nuk përbën vepër penale”.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, në vendimin e datës 30 shtator 2025, vendosi që aktet e çështjes të kalojnë për ndjekje në SPAK.

“Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate… Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,” thuhet në vendim.

Palët kanë të drejtën e ankimit brenda 15 ditësh në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ky vendim hap një fazë të re hetimore ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të Bashkisë Tiranë, duke rikthyer në vëmendje çështjen e zvarritur prej vitit 2022.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...