14.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Hetohen menaxherët e ‘Le Constellation’ pas zjarrit tragjik që la 40 të vdekur

Menaxherët francezë të lokalit “Le Constellation” në Crans-Montana, ku natën e Vitit të Ri humbën jetën 40 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë, janë vënë nën hetim nga prokuroria e kantonit Valais.

Ata dyshohen për vrasje nga pakujdesia, shkaktim dëmesh trupore nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia, sipas autoriteteve zvicerane.

Ngjarja la të plagosur 119 persona, nga të cilët deri tani janë identifikuar 113, mes tyre 71 zviceranë, 14 francezë dhe 11 italianë. Trupat e parë të identifikuar ishin dy gra zvicerane, 21 dhe 16 vjeçe, dhe dy djem zviceranë, 18 dhe 16 vjeç, të cilët iu dorëzuan familjeve. Mes viktimave ka shumë adoleshentë, pasi lokali ishte i frekuentuar kryesisht nga të rinjtë, në një zonë ku mosha ligjore për konsumimin e alkoolit është 16 vjeç.

Hetimet paraprake tregojnë se shkaku i mundshëm i zjarrit ishte përdorimi i fishekzjarrëve të vegjël gjatë hapjes së shishevave të shampanjës, të cilat dyshohet se janë afruar shumë pranë tavanit të lokalit.

Presidenti zviceran, Guy Parmelin, e ka cilësuar ngjarjen si “një nga tragjeditë më të rënda” që ka përjetuar vendi. Jashtë lokalit janë vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa familjet e viktimave janë duke marrë ndihmë nga Mbrojtja Civile italiane dhe nga ambasadori i Italisë në Zvicër, Gian Lorenzo Cornado. Ai bëri të ditur se procesi i identifikimit të viktimave pritet të përfundojë deri të dielën pasdite, duke u vështirësuar nga djegiet e rënda të trupave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...