18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Hidhet sot shorti për KED/Ja cilët janë disa nga antarët dhe kreu i KED

Ditën e sotme po hidhet shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. I gjithë procesi po zhvillohet në sajë të një përzgjedhje të rastësishme brenda institucionit të presidentit ashtu siç e parashikon protokolli.

Mandati i anëtarëve të anëtarëve të KED do të jetë me një kohëzgjatje 1 vjeçare dhe përveç anëtarëve të plotë, do ketë dhe anëtarë zëvendësues.

Kandidatët janë propozuar nga institucionet e pavarura të drejtësisë dhe nga Kuvendi po ashtu edhe presidenca. Deri më tani janë bërë me dije disa prej emrave të anëtarëve të përzgjedhur. Gjithashtu është zgjedhur në mënyrë rastësore kreu i KED i cili do jetë Sokol Binaj.

Këshilltari i Presidentit:

Presidenti merr vendim shpalljen, datën për hedhjen e shortit dhe institucionet respektive, KLGJ, KLP dhe Gjykata Kushtetuese sollën emrat e kandidatëve që do marrin pjesë në short. Ata duhet të plotësojnë kushtet.

Pati dy azhornime të listës së kandidatëve për shkak se 2 magjistratë kishin humbur statusin e tyre për shkak të përfshirjes në një aferë të parregullt. Shorti do të hidhet mbi bazën e rregullave të miratuara nga presidenti. Përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore, fillimisht do të kontrollohen fizikisht goglat ku do të jenë emrat e kandidatëve.

Fillojmë me kërkesën tonë që avokati i Popullit të bëjë një kontroll fizik të goglave për të pasur një transparencë sa më të madhe.

Fituesit nga Gjykata Kushtetuese:

Marsida Xhaferllari zgjidhet anëtare e përhershme e KED
Elsa Toska zgjidhet anëtare e përhershme e KED
Anëtari zëvendësues në KED, zgjdhet Altin Binaj

Fituesit nga Gjykata e Lartë:

Sokol Binaj do jetë kryetar i KED deri në vitin 2022.
Sandër Simoni, anëtar zëvendësues.

Nga kandidaturat nga Prokuroria e Përgjithshme

Anila Leka zgjidhet anëtare e KED
Thoma Jano zgjidhet anëtar zëvendësues në KED

Nga Gjykatat e Apelit:

Edlira Petri, zgjidhet anëtar i përhershëm
Enton Dimitri zgjidhet anëtar i përhershëm
Ritvan Hado, zgjidhet anëtar zëvendësues

Arta Marku zgjidhet anëtare e Këshillit të emerimeve në Drejtësi Nga zyrat e prokurorive pranë gjykatave të apelit.
Etjen Kapo zgjidhet anëtar i përhershëm në KED nga zyrat e prokurorive pranë Gjykatave të Apelit.
Genti Xholi zgjidhet anëtar zëvendësues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...