17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Historia 3-vjeçare e Beatrix, flet për të brenda Big Brother si një nga historitë më të bukura

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur shpesh për historinë e dashurisë me banakierin, . Madje, këngëtarja e ka përmendur edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, ku zbuloi se ishte lidhja e saj e parë e konsoliduar dhe mori fund për shkak të intrigave.

Ish-çifti përjetuan një romancë gati 3-vjeçare dhe dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, madje janë shfaqur së bashku në “Dancing With the Stars”.
Gjithashtu i kishin dedikuar edhe tatuazh dashurisë së tyre. “Forever”, ose shqip ‘përgjithmonë’ ishte tatuazhi që Elvi Cenolli dhe Beatrix Ramosaj shënuan në trupin e tyre, kujtim që tani më është fshirë së bashku me historinë e tyre.

Pas ndarjes këngëtarja deklaroi se e vlerësonte shumë ish-partnerin pasi e kishte mbështetur dhe motivuar shumë, megjithatë kishte ardhur koha “që të zgjohej pasi gjithçka kishte një fund”.

“Jam shumë e lumtur që atë eksperiencë me një njeri që ma ka ditur vlerën dhe më ka mbështetur. Më ka motivuar shumë. E vlerësoj për atë periudhë që ka qenë në jetën time, gjithçka e ka fundin e vet. Jam e mendimit “forever”, e kam edhe tatuazh, por në jetën reale ndodh ndryshe. Erdhi momenti që thashë Beatrix zgjohu, kjo është jeta, gjithçka e ka fundin e vet”, tha ajo për Prive në atë periudhë.

Ndërsa zbuloi se nuk ka vuajtur pas ndarjes dhe se do dashurojë sërish me gjithë shpirt.
“Unë jam njeri i fortë, nuk vuaj. S’po vuaj, jam shumë e lumtur. Po jetoj në maksimum, s’më intereson çfarë thonë njerëzit. Nuk më pëlqen të shtirem. Jo s’po vuaj, jam natyrë emocionale. Do dua sërish, me gjithë shpirt, sa të mundem. E dua dashurinë”, u shpreh këngëtarja

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...