8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Homazhet për oficerin Saimir Hoxha/ Basha: “Nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, do të bëjmë gjithçka për sakrificën e tyre, uniformën e tyre”

Kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi sot homazhe në nder të nënkomasarit Saimir Hoxha i vrarë një ditë më parë në Lezhë.

Basha në fjalën e tij teksa i shprehu ngushëllimet familjarëve, refuzoi të bënte deklarata ose akuza politike, pasi theksoi se sot nuk është një ditë për të ngritur gishtin e përgjegjësisë.

“Jam këtu për ti dhënë lamtumirën e fundit nënkomisar Saimir Hoxhës, bashkë me lutjet e mia dhe të gjithë kolegëve, bashkëpunëtorëve të mi, që shpirti i tij të prehet në paqe dhe që zoti t’ia lehtësojë dhimbjen e padurueshme bashkëshortes, fëmijëve, prindërve, famljarëve të tij. Dhe po kështu për të shprehur solidaritetin tim të plotë dhe mbështetjen time për vëllezërit dhe motrat në uniformë të Saimir Hoxhës, të cilët përballen ditë për ditë me rrezikun vdekjeprurës të luftës kundër krimit dhe mbrojtjes së ligjit, jetës, sigurisë së çdo qytetari, së çdo qytetareje dhe të gjithë fëmijëve të këtij vendi.

Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i dikurshëm i tyre ju them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen dhe poshtërimin që ndjejnë, e ndjej përditë dhe se unë dhe Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka që sakrificën e tyre, uniformën e tyre dinjitetin e tyre ta vëmë në vend një orë e më parë dhe hapi i parë për këtë do të jetë një shtet dhe një qeveri në krah të vëllezërve dhe motrave në uniformë të Saimir Hoxhës, në krah të policisë në krah të ligjit dhe kundër krimit. I paharruar qoftë kujtimi i tij.” u shpreh Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...