2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Horoskopi ditor, e enjte, 24 Nëntor 2022

Dashi

Hëna mund të sjellë emocione të forta për ju. Ndoshta jeni ndjerë të parëndësishëm në një marrëdhënie të mëparshme. Është koha për t’u çlodhur dhe për të shijuar emocionet e reja.

Demi

Një marrëdhënie e cila mund të ketë qenë jo e shëndetshme për ju, mund të vijë në memorien tuaj. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të zemëruar. Ju duhet të hiqni dorë nga kujtimet e trishtuara dhe të jeni plotësisht të fokusuar te e ardhmja.

Binjakët

Mund të keni nëj dëshirë të fortë për të qenë pranë miqve tuaj. Miqtë janë si pasqyra. Pra, nëse dikush ju jep komente konstruktive, dëgjoni. Problemet me financat që ju kanë shoqëruar deri tani, do të zhduken me Hënën që lëviz nga Peshqit në Dash.

Gaforrja

Jeni përpjekur të fitoni dashuri nga dikush, por gjërat nuk kanë ndodhur ashtu siç keni shpresuar? Ju nuk duhet të përpiqeni për dashurinë, edhe pse mund të mos e kuptoni se po përpiqeni ta fitoni atë. Ajo që është e shkruar do ta gjejë rrugën dhe do të vijë vetë tek ju.

Luani

Ju mund të keni nevojë për një mentalitet të ri kur bëhet fjalë për dashurinë dhe marrëdhëniet. Ndoshta ju ende po i shihni gjërat nga një lente e vjetër dhe është koha për të larguar energjinë negative që ju pengon të jeni të gëzuar.

Virgjëresha

Dashuria është diçka për t’u ndarë, por ndonjëherë ka histori që zbulojnë anën më të shëmtuar të marrëdhënieve dhe janë të pakëndshme për t’u zbuluar. Megjithatë, e juaja mund të jetë e dobishme për dikë që ka nevojë të dëgjojë përvojat tuaja. Ndarja e historisë tuaj me dikë mund t’ju ndihmojë të shëroheni, por gjithashtu t’i jepni një shoku një ndjenjë shprese.

Peshorja

Emocionet që lidhen me ndjenjën e zhgënjimit mund të jenë dërrmuese, por ato ndodhin për një arsye. Për të dashuruar dikë të ri, mund t’ju duhet të pranoni se jo të gjithë janë të njëjtë. Duhet të rrezikoni dhe do të jetë e vështirë.

Akrepi

Ju mund të keni një rutinë që duhet të ndryshojë. Ndoshta e keni ndërtuar si një mekanizëm mbrojtës pa e kuptuar. Ju mund të jeni gati të ndryshoni ose të eksploroni se çfarë ndodhi dhe pse.

Shigjetari

Ju mund të mos keni dëshirë të filloni gjëra romantike me dikë dhe kjo ju mbyll këtë anë të zemrës dhe keni nevojë për të që të ndiheni të gjallë. Kjo mund të jetë një kohë e mirë për ju që të vlerësoni ndjenjat tuaja dhe të gjithë situatën.

Bricjapi

Ndonjëherë mosfunksionimi i familjes nuk është i lehtë për t’u vënë re, por me kalimin e kohës, ju i shihni gjërat ashtu siç janë. Familja juaj e origjinës mund të jetë një nga arsyet pse jeni ndjerë të lënduar në të kaluarën. Ju mund të keni mësuar të lidheni me dashurinë në një mënyrë që nuk ishte e shëndetshme.

Ujori

Konfuzioni mund t’ju ‘pushtojë’ ditën e sotme dhe mund të mos e dini nëse vërtet dëshironi të qëndroni beqarë apo në një lidhje tani. Është mirë të flisni për ndjenjat dhe dëshirat tuaja, por mund të mos jetë e rehatshme për ju.

Peshqit

Gjërat negative që ju kanë ndodhur në të kaluarën mund t’ju kenë lënduar më shumë se duhet. Mos e lini veten të kapeni pas gjërave sepse keni frikë se historia do të përsëritet. Ju mund ta përdorni këtë kohë për të mësuar se disa njerëz thjesht janë kalimtarë në jetën

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT