11.5 C
Tiranë
Monday, April 7, 2025
spot_img

Horoskopi ditor, e Enjte, 3 Prill 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill):
Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, pasi do të jetë e mbushur me probleme në sferën profesionale dhe ekonomike. Është një periudhë me ulje-ngritje, ku duhet të tregoheni të durueshëm, në pritje të ditëve më të mira. 

Demi (20 Prill – 20 Maj):
Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet, pasi kohët e fundit kanë qenë të shumta. Mund të jeni përballur me situata të paparashikueshme, por tashmë duhet të mundoheni ta mblidhni dorën sa më shumë, aty ku është e mundur. Në aspektin sentimental, situata është e tensionuar. 

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor):
Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive, me përmirësime të ndjeshme në dashuri. Takimet janë mjaft të favorizuara, ndaj përfitoni nga kjo mundësi. Keni nevojë të argëtoheni. 

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik):
Ju pret një ditë e mbushur me tensione lidhur me sferën profesionale. Ndiheni disi të lodhur për shkak të detyrave të reja dhe përgjegjësive të shumta. Mundohuni të mos nervozoheni dhe të ruani qetësinë. 

Luani (23 Korrik – 22 Gusht):
Venusi është në anën tuaj dhe kjo ju bën të ndiheni më të fortë. Yjet favorizojnë të gjitha projektet e reja, si dhe historitë e reja të dashurisë. Është koha e duhur për të ndërmarrë iniciativa të reja. 

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator):
Kjo e enjte do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe aspak në ritmin e duhur sa i takon punës. Do të ndiheni të pakënaqur, për shkak se nuk do të vlerësoheni siç duhet. Lidhur me disa projekte, do të ketë ngadalësime ende pa nisur mirë. 

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor):
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të merrni vendime të rëndësishme, madje edhe drastike. Kjo mund të ndodhë edhe në dashuri, nëse jeni përballur me keqkuptime që i keni konsideruar të pazgjidhshme. 

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor):
Do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kësaj të enjteje dhe nuk do të keni aspak dëshirë për të bërë asgjë. Mundohuni të mos e shkarkoni nervozizmin tek të tjerët, sidomos tek njeriu i zemrës. 

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor):
Kjo e enjte do të jetë pozitive dhe paralajmëron një periudhë rikuperimi, pas një faze në vend numëro, sidomos sa i takon dashurisë. Mundohuni të jeni më entuziastë, pasi në të kundërt rrezikoni të mërziteni. 

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar):
Do t’i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do të jetë e shkëlqyer. Çdo moment do të jetë i mrekullueshëm. Beqarët do realizojnë një takim mbresëlënës që do t’ua ndryshojë mënyrën e të parit të gjërave. Buxheti më në fund do arrijë të stabilizohet pas gjithë përpjekjeve që keni bërë. 

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt):
Do i shihni gjërat me një sy tjetër sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia në çift do jetë më e këndshme. Nuk do mungojnë as surprizat ndaj njëri-tjetrit. Beqarët do debatojnë ashpër me disa miq të vjetër dhe nuk do e kenë aspak mendjen për të kërkuar dashurinë. Në planin financiar do përballeni me vështirësi të mëdha për shkak të shpenzimeve të pamenduara që keni kryer. 

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars):
Sot do të jetë një ditë për reflektim dhe qetësi. Do të ndjeni nevojën për të kaluar kohë me veten dhe për të kuptuar më mirë ndjenjat tuaja. Në dashuri, partneri juaj do të kërkojë më shumë vëmendje, ndaj përpiquni të jeni të pranishëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Paris në përplasje: Mbështetësit e Marine Le Pen protestojnë kundër ndalimit për zgjedhjet presidenciale,...

0
Paris, 7 prill 2025 – Disa mijëra protestues janë mbledhur në zemër të Parisit për të shprehur mbështetje ndaj Marine Le Pen, pas vendimit...

Marine Le Pen rikthehet fuqishëm pas dënimit: “Nuk e njoh dorëzimin. Franca është në...

0
Paris, 7 prill 2025 – Marine Le Pen, kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë “Rassemblement National” (Tubimi Kombëtar), është rikthyer me një fjalim...

Pogradeci zbardhet nga bora në prill – rikthim i befasishëm i dimrit në juglindje

0
Këtë të diel, qyteti i Pogradecit është përballur me reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për këtë periudhë të...

Parashikimet e fëmijëve të vitit 1966 për vitin 2000: Të frikshme dhe të sakta

0
Në një intervistë të rrallë të realizuar nga BBC në vitin 1966, një grup nxënësish u pyetën se si e imagjinonin botën në fund...

Stuhitë e Borës godasin Moskën, dendësia e reshjeve shkakton probleme në transport

0
Sot, Moskën e goditën stuhitë e borës, duke mbuluar Sheshin e Kuq me deri në 10 centimetra borë pas një dimri jashtëzakonisht të butë...