10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e hënë, 18 Prill 2022

Dashi

Detyrimet dhe përgjegjësitë familjare do të marrin një pjesë të madhe të ditës tuaj nesër, por mos u shqetësoni. Njerëzit që ju duan ju vlerësojnë pa kushte. Sa i përket çështjeve romantike, gjërat do të marrin kthesë pozitive.

Demi

Kjo ditë do të jetë pjesërisht me re, por duhet të përpiqeni ta mendoni atë si pjesërisht me diell në mënyrë që të jeni më optimist. Në vendin e punës keni nevojë për një impuls të ri.

Binjaket

Dikush të cilin e keni menduar gjithmonë si të shtrënguar me paratë ne fakt do të dëshmojë se është shumë bujar me ju. Sa i përket profesionit, mund të përballeni me disa sfida që nuk janë të pakalueshme.

Gaforrja

Nëse nuk doni të dyfishoni ngarkesën e punës nesër, atëherë do t’ju duhet të trajtoni çdo çështje në momentin që ajo del. Mos lini asgjë për në momentin e fundit, ndryshe përveç punës do të akumuloni edhe shumë stres.

Luani

Të kesh një sjellje të kontrolluar do të jetë e rëndësishme nesër, kur një situatë të
bëhet më emocionale sesa e parashikonit. Tregohuni i arsyeshëm dhe gjithashtu jepuni shembullin pozitiv njerëve që ju rrethojnë.

Virgjeresha

Një ditë e ngarkuar me punë parashikohet të jetë nesër, por me shumë angazhim dhe më pak stres do t’ia dilni të mbaroni gjithçka me sukses. Këshilloheni të mendoni më shumë për jetën private.

Peshorja

Përpiquni të jeni më i kujdesshëm me paratë nesër. Nuk favorizoheni për investime të paprojektuara mirë, por njëkohësisht mos ia kurseni vetes kënaqësitë e jetës. Në dashuri mund të keni nevojë për më shumë fat.

Akrepi

Neser mund të merrni disa komplimente sa i përket pamjet tuaj. Shfrytëzojeni për mirë sharmin që ju rrethon si pasojë e aspektit planetar. Në dashuri, njerëz të cilët më parë nuk ju kishin vlerësuar, sot do t’ju kushtojnë të gjithë vëmendjen.

Shigjetari

Lajme të mira parashikohen për personat e dashuruar. Nëse po planifikoni ndonjë udhëtim, gjasat janë që udhëtimi të jetë mjaft emocionues. Në vendin e punës jo gjithçka po ecën me ritmin e duhur.

Bricjapi

Nesër nuk është një ditë që të hezitoni kur të shihni diçka të gabuar. Sa më shpejt që të reagoni, aq më mirë do të jetë. Sa i përket nje investimi, gjasat janë që të jetë i suksesshëm.

Ujori

Një shpërthim emocional mund t’ju shqetësojë më shumë nga sa e prisnit. Duke folur me qetësi do të shikoni se gjithçka do të zgjidhet. Në dashuri, shmangni debatet e kota te nxitura nga xhelozia.

Peshqit

Nesër do të keni nevojë që të kaloni më shumë kohë vetëm Periudha e reflektimit nuk behet ne ambiente të zhurmshme. Sa i për profesionit, duket se keni nevojë për ndryshime dhe impulse të reja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...

Arrestohen dy shtetas në Gjirokastër, kapen 34 kg kanabis të fshehur për trafik drejt...

0
Dy shtetas, Eduart Mema dhe Edison Sinani, janë arrestuar pasi tentuan të trafikonin 34 kilogramë kanabis drejt Greqisë. Sipas policisë, droga ishte fshehur në shasinë...