2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Horoskopi ditor, e hënë 19 Korrik 2021

Dashi

Mund të përjetoni disa shqetësime gjatë ditës së hënë 19, sa i përket të ardhmes në punë. Nuk përjashtohet mundësia e një konflikti me kolegët. Megjithatë, nuk është e nevojshme të merrni një hap vendimtar duke dhënë dorëheqjen.

Demi

Nuk do të mund të qëndroni të qetë para disa ndryshimeve të papritura. Ka të ngjarë të bëhet fjalë për çështje profesionale. Mund të keni një njohje të re, e cila së shpejti do t’ju bëjë të provoni momente të paharrueshme romantike.

Binjakët

Mund ta ndryshoni disa herë planin për këtë ditë të parë të javës. Ekziston rreziku të keni grindje në familje. Mundohuni të ndryshoni rutinën e përditshmërisë suaj, pasi do të ndiheni shumë më mirë. Është e rëndësishme t’i kushtoni kohë edhe aktivitetit fizik, i cili do të ndikojë mjaft mirë edhe në gjendjen tuaj psikologjike.

Gaforrja

Dikush mund të përpiqet t’ju xhelozojë, por mos bini pre të kurtheve të tilla. Nëse vini re se po ndjeni diçka të tillë, por nuk keni asnjë arsye për këtë, do të ishte mirë ta shmangnit këtë ndjenjë. Së shpejti, do t’ju ofrohet një projekt mjaft i rëndësishëm, për të cilin nuk duhet të merrni vendime të nxituara.

Luani

Mos u përqendroni vetëm tek vetja, por kushtojini rëndësi edhe personave që ju rrethojë dhe përpiquni t’i ndihmoni ato. Nuk kanë vlerë vetëm fjalët, por edhe veprimet. Në mbrëmje mund të surprizoheni nga prania e dikujt në eventin, ku ju do të jeni të pranishëm.

Virgjëresha

Do të keni rezultate mjaft të mira këtë të hënë në punë, aq sa do të jeni në gjendje t’i bëni ballë me sukses çdo sfide. Fati do t’ju buzëqeshë edhe në çështjet personale. Nëse ëndërroni t’i fitoni zemrën dikujt, duhet të veproni sa më shpejt.

Peshorja

Nuk rekomandohet të merreni me punët e të tjerëve apo të merrni përgjegjësitë e tyre, pasi ekziston mundësia që në një pikë të caktuar të humbisni kontrollin. Kjo mund t’ju çojë drejt një incidenti në punë apo në shtëpi. Do të ishte më korrekte të përmbushnit njëherë detyrat kryesore dhe më pas të mendoni për aktivitete relaksuese.

Akrepi

Nuk këshillohet të shpenzoni më shumë seç jua lejon buxheti. Ekziston mundësia që borxhi që mund t’i merrni dikujt, t’ju kthehet në stres. Mbrëmjen mund ta kaloni nën praninë e partnerit/partneres suaj me të cilin/cilën do të diskutoni rreth një teme që iu ka munduar kohët e fundit.

Shigjetari

Bëni kujdes kur të kontaktoni me persona të huaj. Ndoshta dikush do të përpiqet t’ju zbulojë një sekret personal apo disa të dhëna të rëndësishme. Kjo mbrëmje është e duhura për të zhvilluar një bisedë të rëndësishme në familje.

Bricjapi

Mos bëni shumë plane për të ardhme dhe mos shmangni vëmendjen nga e tashmja. Merrini parasysh të gjitha rreziqet nëse vendosni të realizoni seriozisht një ide. Nëse keni planifikuar që patjetër të bëni një lëvizje me rëndësi, ekziston mundësia që disa gjëra të mos shkojnë ashtu siç duhet.

Ujori

Gjatë ditës së hënë do të përjetoni mjaft emocione pozitive. Për beqarët e kësaj shenje është dita e duhur që në mbrëmje të ftoni personin që dashuroni në një takim romantik. Rekomandohet të mos e teproni me komplimente.

Peshqit

Nëse vendoseni para një zgjedhjeje në punë dhe e dini mirë se çfarë vendimi duhet të merrni, mos hezitoni dhe kini besim në vetvete. Së shpejti mund të merrni një lajm mjaft të mirë më shpejt seç e prisnit. Ekziston mundësia të realizoni një udhëtim, të cilin nuk e kishit planifikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...