8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e martë, 27 Qershor 2023

Dashi

Planeti juaj kujdestar, Marsi, kthehet për t’ju buzëqeshur sot. Ai do t’ju rigjallërojë deri në fillim të korrikut. Në familje, rregulloni marrëdhëniet që dukeshin të lëkundura ditët e fundit. Gëzoni formë të shkëlqyer dhe një gjendjeje mirëqenie psikofizike që do t’ju shoqërojë për disa ditë. Marsi jep ndikime pozitive edhe në punë sot.

Demi

Një ditë e ngarkuar do të jetë kjo e martë për ju. Do të jeni i angazhuar gjatë gjithë ditës, por në mbrëmje do të gjeni kohë për të ndenjur me miqtë dhe familjen. Kujdes me shpenzimet, pasi mund të keni probleme.

Binjakët

Është një çështje që po ju shqetëson mes jush dhe partnerit, por është ende herët për ta treguar. Megjithatë së shpejti do të vijë momenti që ta shprehni. Mos u shqetësoni, çdo gjë do të zgjidhet me kalimin e kohës.

Gaforrja

Ju pret një ditë me tensione në sferën profesionale. Ndiheni disi të lodhur për shkak të detyrave të reja dhe përgjegjësive të shumta. Ruani qetësinë.

Luani

Pavarësisht se çfarë mund t’ju thonë të tjerët, se duhet të ndryshoni diçka, mos u shqetësoni, bota juaj është në rregull. Planetet sugjerojnë se kjo nuk është koha më e mirë për të provuar metoda të reja. Qëndrojini asaj që dini e njihni mirë.

Virgjëresha

Nuk mund ta mbushni dot boshllëkun emocional me blerje pafund. Mbajini kartat e kreditit të sigurta në kuletën tuaj.

Peshorja

Fillimi i ditës do të jetë i përshtatshëm për ndërveprime sociale. Një surprizë e papritur do të shfaqë pozitivitet tek ju. Nëse keni lindur në mes të tetorit, mëngjesi do të jetë mjaft i bukur në krah të partnerit.

Akrepi

I vëmendshëm, intuitiv, i zhytur thellë në atë që po ndodh në zonën përreth: kështu ju dëshiron Dielli në këtë ditë, ndërsa kalon në shenjën miqësore të Gaforres dhe përforcon gjerësinë e perceptimeve tuaja. Inteligjenca në veprim shumë e dobishme, pasi do t’ju duhet të zgjidhni çështje të lindura së fundi.

Shigjetari

Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të jetë pjesë e së shkuarës. Sot do të merrni një lajm të mirë nga mjekët dhe do të riktheheni në punë. Të dashuruarit të kenë kujdes.

Bricjapi

Është koha për të marrë një pushim të shkurtër. Duhet të shkëputeni nga gjithçka dhe të shkoni diku që të rikarikoni veten. Si ju dhe partneri/ja ka nevojë për hapësirë. Do ta shijoni kohën vetëm dhe më pas ribashkimi do të jetë akoma më i bukur.

Ujori

Duhet të mundoheni që të rishikoni shpenzimet, pasi keni nxjerrë shumë më shumë nga sa kanë hyrë. Mund të ketë debate, pikërisht lidhur me paratë.

Peshqit

Ndonëse kjo është një periudhë tejet e favorshme, bëni mirë që të mos i merrni gjërat për të mirëqena. Mbi të gjitha tregohuni të vërtetë me miqtë, pasi ata do të jenë aty gjithmonë pavarësisht periudhave që mund të kaloni

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...