13.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Horoskopi ditor, e martë, 4 Korrik 2023

Dashi

Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën sentimentale te çifteve. Duhet te tregoheni paksa me te organizuar dhe te mendoheni mire para se te flisni. Për beqaret ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv. Ka shume gjasa ta bëni për vete personin qe keni do iu pëlqen prej kohesh. Financat nuk do jene te favorizuara. Shmangni çdo lloj transaksioni.

Demi

Nëse ka disa gjera qe nuk iu pëlqejnë tek ai qe keni ne krah është me mire t’ia thoni. Mos e shtyni për me vone sepse do iu mblidhen edhe me tepër pakënaqësi. Beqaret do jene sharmante, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Financat do fillojnë te përmirësohen pak nga pak. Vazhdoni te tregoheni sa me te matur dhe te kujdesshëm.

Binjaket

Do keni shume mosmarrëveshje sot me atë qe keni ne krah dhe kjo do iu merite pa mase. Asnjeri prej jush nuk do toleroje dhe kjo do e vështirësoje situatën. Beqaret nuk duhet te pranojnë çdo lloj ftese qe do iu behet sepse do ketë disa persona qe do kërkojnë vetëm te luajnë me ta. Sektori i financave do jete mjaft i qëndrueshëm. Shfrytëzojeni për te kryer investimet e duhura.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do ketë një rëndësi shume te madhe gjate kësaj dite. Do i kushtoni kohen e duhur parterit dhe do mundoheni me çdo kusht t’i zgjidhni mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do gjejnë një person i cili do jete fiks si ata e kishin ëndërruar. Për te ruajtur qëndrueshmërinë financiare nuk duhet te shpenzoni pa u menduar.

Luani

Do i shprehni edhe me shume ndjenjat sot për te dashurin tuaj te zemrës dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush. Disa do mendojnë t’i çojnë gjerat me tej. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime interesante, por do mund te fillojnë edhe angazhime serioze. Situata financiare do konsolidohet mjaft dhe ju do keni mundësi te bëni ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjeresha

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete mjaft e trazuar gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me njeri-tjetrin dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Beqaret duhet te dalin sa me shume qe te mundin ne mënyrë qe te takojnë persona te shumte. Financat do jene te mbrojtura, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te dëshironi. Bëjeni çdo gjë me kufi.
Peshorja

Edhe nëse keni debate te forta me partnerin tuaj nuk duhet te tregoheni pesimiste. Ne një lidhje janë normale debatet, por duhet te dini si t’i zgjidhni ato me kujdes dhe diplomaci. Beqaret me shume gjasa do e gjejnë personin ideal dhe do ndihen me te qete. Nuk duhet ta teproni me shpenzimet sot sepse situata financiare është mjaft delikate. Kujdes!

Akrepi

Entuziazmi dhe emocionet do e pushtojnë sot jetën sentimentale te çifteve. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni keqkuptimet e vogla qe kishit pasur. Beqaret do kenë takime te shumta, por asnjeri nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te veproni pa u nxituar sepse do keni probleme te mëdha.

Shigjetari

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft i mire për jetën tuaj sentimentale sot. Ata qe kane shume kohe bashke do mendojnë për një bashkëjetesë ose për një fejese. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk kane për ta gjetur personin qe kane ëndërruar. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Bricjapi

Dite mjaft e turbullt kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. As vete nuk do jene te qarte për atë qe doni dhe do konfliktoheni gjithë kohës me atë qe keni ne krah. Për beqaret dita do jete me e pozitive. Do ia kaloni mire me mite tuaj dhe do takoni disa persona te rinj e mjaft interesante. Ne planin financiar do tregoheni te paarsyeshëm dhe problemet do jene goxha te mëdha.

Ujori

Ndikimi i yjeve nuk do jete shume pozitiv për jetën sentimentale te çifteve. Do keni shume dyshime mbi partnerin dhe here pas here do bëni skena xhelozie. Beqaret me shume gjasa do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do futen ne një etape te re. Sektori i financave do jete i qete. Nuk do ketë as përmirësime te mëdha, por as probleme.

Peshqit

Dite përgjithësisht e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kuptoheni mire me njeri-tjetrin dhe nuk do keni konflikte. Ata qe kane qene larg njeri-tjetrit do kenë takime pasionante. Beqaret do dëshirojnë te qëndrojnë vetëm edhe sot për te reflektuar mbi te ardhmen. Financat duhet te administroni me kujdes. Me pak durim do ia dilni mbanë ta përmirësoni situatën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT