12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e martë, 9 Janar 2024

Dashi

Një zhvillim i papritur mund të ndërhyjë në planet tuaja për të marrë pjesë në një ngjarje sociale, aktivitet në grup ose takim me partnerin tuaj. Kjo nuk do t’u përshtatet atyre që keni planifikuar të takoni. Do të jetë zhgënjyese edhe për ju, por duhet bërë. Është më mirë nëse thjesht shtyni planet tuaja dhe kujdeseni për biznesin. Miqtë tuaj do t’ju falin.

Demi

Shoqëria juaj do të jetë shumë mbështetëse dhe do të keni mundësi të bisedoni me njerëz interesantë. Dëgjoni mendimin e tyre dhe përpiquni të adoptoni qëndrimin optimist, sepse kjo do t’ju bëjë t’i shihni gjërat ndryshe dhe të bëni lëvizjet e nevojshme për të përmirësuar jetën tuaj.

Binjakët

Kujdesuni nga dramat që mund t’ju shoqërojnë. Nëse keni ndjerë disa kufizime në lidhje atëherë ndoshta është momenti për të uruar për të qenë i ilirë për pak kohë. Nuk mund t’i fshihni ndjenjat më gjatë.

Gaforrja

Sot jini të durueshëm me njerëzit e afërt, sepse ata do të keqkuptohen lehtë. Pranoni tekat dhe zakonet e atyre që janë rreth jush dhe përpiquni të pajtoheni me gjendjen aktuale të jetës tuaj.

Luani

Do të përfitoni nga një ndikim i favorshëm i planetit të Venusit gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të keni mundësi të shumta për t’ia dalë mbanë, sidomos sa i takon anës profesionale.

Virgjëresha

Mos u shqetësoni nëse planet tuaja nuk përmbushen sot. Vazhdoni me rrjedhën normale dhe bëni atë që ju duket e duhura në çdo moment. Lejojeni fatin t’ju udhëheqë.

Peshorja

Peshoret duhet të marrin përsipër një prezantim të rëndësishëm sot dhe të gjithë do ju dëgjojnë. Flisni me njerëzs të vështirë për tema të vështira në ditën e sotme.

Akrepi

Shqetësimet në lidhje me karrierën tuaj ose aktivitetet që ju marrin pjesën më të madhe të kohës ka të ngjarë të ndikojnë negativisht në vetëbesimin tuaj. Mos bini në këtë kurth. Forcat janë jashtë kontrollit tuaj dhe situata nuk reflekton asnjë mangësi nga ana juaj. Mund t’ju duhet të bëni disa përpjekje për t’i rregulluar gjërat dhe për t’u kthyer në normalitet. Është më mirë ta bëni pa vonesë.

Shigjetari

Ju doni të bashkoni një seri temash që ju shqetësojnë dhe të flisni për to. Zemërimi dhe tensioni, megjithatë, do të jenë shenja dalluese e kësaj dite. Zgjidhni të punoni vetë dhe shpëtojuni çështjeve që varen vetëm nga ju dhe lini pjesën tjetër për nesër.

Bricjapi

Ka qenë e vështirë që të shprehni veten. Jeni të frikësuar se mos fyeni dikë, i cili mendon ndryshe nga ju. Diskutojeni problemin me njerëz që ju respektojnë.

Ujori

Universi inkurajon që të provoni dhe të kuptoni një person më mirë. Do të filloni të vini në pikëpyetje motivet se pse jeni në një lidhje. Në fakt, gjërat po shkojnë mirë, por ju ndiheni sikur nuk po shkoni asgjëkundi.

Peshqit

Sot duhet të jeni shumë optimist për të qenë në gjendje të zgjidhni çdo problem që ju shqetëson. Diçka do të ndryshojë në jetën tuaj dhe ju duhet ta merrni me qetësi në mënyrë që të mos merrni vendime të gabuara për të cilat mund të pendoheni më vonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...