Dashi
Kur jeta bëhet agresive, siç na ndodh shpesh, ne duhet ose të mbyllim gojën dhe të përballojmë dhimbjen ose te flasim me njerëzit dhe të shohim çfarë mund të zgjidhim. Çfarë do të zgjidhje? Sot, Universi ju inkurajon të bëheni sa më të fortë dhe të hapni zemrën. Zgjidhjet na vijnë shpesh atëherë kur nuk i presim.
Demi
Është ngjarje e shënuar hyrja e Hënës në shenjën e fqinjit të mirë, Dashit. Ndriçimi i Hënës ju detyron të kujdeseni drejtpërdrejt për çështjet familjare dhe organizimin e ditës. Jupiteri është gjithashtu shumë i favorshëm për shenjën tuaj.
Binjakët-Nëse nuk jeni komplet i bindur se rruga që keni vendosur të ndiqni është në interesin tuaj, është mirë të kërkoni këshilla nga miqtë. Ata mund t’ju drejtojnë në drejtimin e duhur, por ju më parë duhet t’u kërkoni këshilla.
Gaforrja
Do të jeni plot besim për të zgjeruar horizontin. Angazhohuni në çfarëdo lloj gjëje. Mos punoni fshehurazi, por nxirreni në dritë atë që po bëni.
Luani
Parashikohet një e mërkurë e mbushur me tension, por që nga dita pasuese situata do të përmirësohet. Me paratë bëni kujdes. Do të përballeni me situata të vështira, por mos kini frikë që të kërkoni ndihmë.
Virgjëresha
Një projekt që keni në dorë mund t’ju kushtojë në afatin e shkurtër, por do t’ia vlejë në afatin e gjatë. Investimet e të gjitha llojeve nisin me shumë vështirësi, por nuk është e nevojshme të shqetësoheni së tepërmi në fillim.
Peshorja
Jeni punëtor i zellshëm, me tru biznesi dhe sens të fortë praktik. Mirëpo, suksesi në pak javët e kaluara mund t’ju ketë shtyrë të bëni diçka më inovative për të bërë më shumë para.
Akrepi
Keni disa ndjesi që ju vendosin në dyshim dhe nuk dini nëse duhet të vijoni të kërkoni përgjigje, apo t’i lini pas dore. Për çështjet e thjeshta përgjigjet nuk do të jenë të vështira, por për ato më impenjative duhet të prisni që diçka të ndryshojë. Në këtë pikë ju duhet shumë durim.
Shigjetari
Vlerat mbizotëruese të shenjës së zjarrit ju mbështesin entuziazmin e natyrshëm. Dielli, Hëna dhe Mërkuri në shenjën e Dashit në veçanti, ju japin vrull, ngrohtësi njerëzore, vullnet të vërtetë dhe ju mbrojnë nga sjellja juaj pak naive.
Bricjapi
Mundohuni që të largoheni nga njerëzit që sjellin negativitet në jetën tuaj. Do të surprizoheni sot dhe personi që i besonit do të flasë keq për ju. Bëni kujdes me këta njerëz. Mos i lejoni që të prishin qetësinë shpirtërore.
Ujori
Nëse njerëzit nuk ju kuptojnë, mos harxhoni kohë dhe t’u shpjegoni gjithçka. Asnjëherë nuk kanë për ta miratuar atë që bëni. Jeni shumë të zënë, por detyrat e ardhshme kërkojnë që ju të bëni disa ndryshime. Jini fleksibël.
Peshqit
Parashikohet një ditë e bukur sa i takon ndjenjave dhe dashurisë, por vetëm nëse ndërroni sjellje. Kjo pasi ndikoheni shumë nga e kaluara dhe jeni të mbushur me dyshime.