Dashi (21 Mars – 19 Prill):
Urani do ju nxisë të bëni ndryshime të mëdha sot. Ambicia nuk do ju mungojë. Nëse jeni në një lidhje, do jeni më të vetëdijshëm për gabimet e së kaluarës dhe së bashku me partnerin do i analizoni me kujdes detajet. Do kërkoni falje gjatë kësaj dite. Beqarët do realizojnë disa takime, por ende nuk do ndihen gati për të hedhur hapa. Në punë, Mërkuri do ju afrojë më shumë me kolegët. Së bashku do jeni të pakonkurrueshëm dhe të pamposhtur. Financat do kenë përmirësime të konsiderueshme.
Demi (20 Prill – 20 Maj):
Mërkuri do ju bëjë disi kokëfortë gjatë kësaj dite. Nëse keni kontrata për të firmosur apo vendime për të marrë, tregohuni vigjilentë. Nëse jeni në një lidhje, dëgjoni me kujdes partnerin për të shmangur problemet serioze. Beqarët ka rrezik të jenë naivë dhe të bëjnë gabime të pafalshme. Në punë do jeni këmbëngulës e të vendosur, prandaj asgjë dhe askush nuk do ju ndalë dot. Financat do kenë përmirësime, kështu që edhe në këtë sektor nuk do keni për çfarë të qaheni.
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor):
Dielli dhe Hëna do ua bëjnë gjërat shumë të vështira sot dhe do e keni të vështirë t’i arrini objektivat që i keni vënë vetes. Nëse jeni në një lidhje, duhet të bëheni gati për probleme. Do debatoni fort me partnerin dhe për asgjë nuk do toleroni. Beqarët duhet të jenë sa më realistë që të mundeni, pasi në të kundërt do përballeni me zhgënjime të shumta. Në punë do keni një ditë disi më të ndërlikuar dhe shpesh do mendoni të hiqni dorë nga gjithçka. Mos e bëni këtë gabim. Gjendja financiare do ketë përmirësime më të mëdha nga sa e kishit menduar ndonjëherë.
Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik):
Copëzat po vendosen në vend për ju tani. Ndiqni shenjat që po merrni nga universi. Ju jeni duke u nxitur butësisht në një rrugë të caktuar. Pranojeni dhe përqafojeni këtë rrugë në vend që të përpiqeni t’i rezistoni. Ecja me rrjedhën është mantra juaj. 
Luani (23 Korrik – 22 Gusht):
Bisedat me të tjerët bëhen mjaft të ngatërruara dhe deri në fund të bisedës tuaj 30-minutëshe me dikë në vendin e punës, do të ndiheni sikur nuk keni kuptuar asgjë. Bisedimet tuaja priren të shkojnë në rrathë dhe jo në vija të drejta. 
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator):
Të mërkurën duke pasur Hënën në shenjën tuaj do të jetë një mbështetje e madhe. Do t’ju lejojë të rikuperoni një aftësi të madhe për veprim dhe atë racionalitet që do të jetë thelbësor për të rregulluar jetën tuaj. Disa situata që deri vonë ishin marrë si të mirëqenë kanë ndryshuar në mënyrë drastike. 
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor):
Të mërkurën për pak orë do të keni Hënën në shenjën tuaj. Prej disa kohësh po përballeni me probleme emocionale që ju kanë bërë pak nervoz. Tensionet janë të larta në jetën tuaj, veçanërisht për ata që vijnë nga një krizë sentimentale. Jini të kujdesshëm në marrëdhëniet me njerëzit e Dashit, Gaforres apo Bricjapit. 
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor):
Gjatë kësaj dite do reflektoni herë pas here para se të veproni dhe nuk do bëni gabime. Harmoni, komunikim, bashkëpunim. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë e begatë dhe e mbushur me kënaqësi. Do ndiheni më së miri në çdo moment. Beqarët nuk duhet të tregohen impulsivë sepse do bëjnë gabime të pafalshme. Në punë nuk do zhgënjeni askënd. Të gjitha planifikimet që keni bërë do i realizoni për mrekulli. Do jeni të pakonkurueshëm. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por me një menaxhim më të kujdesshëm situata mund të fillojë të përmirësohet.
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor):
Gjatë kësaj dite do keni liri më të madhe veprimi dhe do bëni çdo gjë që dëshironi. Për të dashuruarit, e sotmja do jetë e jashtëzakonshme. Pranë partnerit do ndiheni si nëpër ëndrra dhe nuk do doni të zgjoheni për asnjdhe nuk do doni të zgjoheni për asnjë çast. Beqarët, edhe sikur të duan, nuk do e shmangin dot një dashuri me shikim të parë. Gjithçka do ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe të talentuar. Pa u munduar shumë, keni për të arritur majat e suksesit. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm dhe nuk do ketë asnjë problem. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim ekstra.
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar):
Sot do e keni më të lehtë të merreni vesh me të tjerët, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Në dashuri, për çiftet, komunikimi do jetë i qartë dhe do ndihmojë në zgjidhjen e disa keqkuptimeve të vjetra. Beqarët do ndihen më të sigurt për të ndërmarrë një hap të ri. Në punë do bëni një lëvizje të zgjuar që do ju afrojë me një sukses të madh. Financat do mbeten nën kontroll nëse i qëndroni planeve që keni bërë.
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt):
Kjo do jetë një ditë e ngarkuar emocionalisht. Do jeni më të ndjeshëm ndaj fjalëve dhe sjelljeve të të tjerëve. Në një lidhje, kjo ndjeshmëri mund të çojë në mosmarrëveshje të kota, ndaj mundohuni të mbani qetësinë. Beqarët do takojnë dikë interesant në një ambient të papritur. Në punë, do t’ju duhet të merrni një vendim të shpejtë – dëgjoni intuitën. Financat kërkojnë më shumë përkujdesje – shmangni shpenzimet e panevojshme.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars):
Hëna dhe Neptuni në shenjën tuaj do sjellin një dozë të fortë romantizmi dhe ëndrrash të bukura. Në çift do jeni shumë të dashur dhe krijues – momenti ideal për të planifikuar një aktivitet të veçantë. Beqarët do ndihen të frymëzuar dhe do tërheqin vëmendjen e dikujt interesant. Në aspektin profesional, idetë tuaja do vlerësohen, veçanërisht nëse punoni në fushat artistike. Financat janë të qëndrueshme, por mos u jepni pas impulseve për blerje luksi.