10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Horoskopi ditor e premte, 01 Tetor 2021

Dashi

Ditëve të fundit yjet ju kanë penguar, por në këtë ditë feste do të gjeni një ritëm qetësie dhe lumturie. Në fushën e ndjenjave do të kaloni një ditë të këndshme me njerëzit që keni për zemër.

Demi

Gjatë kësaj të premte, Mërkuri sugjeron që ta kaloni festën larg nga gjërat e tepruara por duke u kujdesur për veten. Në çift do të kaloni një moment të bukur.

Binjakët

Lodhja e ditëve të kaluara për zgjidhjen e problemeve me të cilët jeni hasur, do t’ju lejojë që të shijoni qetësinë e festimeve. Dita do të jetë mjaft e kënaqshme në raportin në çift.

Gaforrja

Në këtë periudhë do të ndiheni nervoz dhe të paduruar. Por nëse do arrini të prishni skemat dhe të ndiqni zemrën, do të kaloni një festë të qetë dhe të gëzueshme.

Luani

Saturni do të jetë kundër gjatë kësaj dite dhe ju do të karakterizoheni nga humori i keq. Por do të ishte një gabim i madh, nëse do të hiqnit dorë nga dëshirat dhe ëndrrat tuaja.

Virgjëresha

Përfitoni nga këto ditë festash për të vlerësuar veten dhe kapacitetin që keni. Kush të do me të vërtetë, do dijë që të vlerësojë. Në dashuri, faza e negativitetit është vetëm një kujtim i largët.

Peshorja

Marsi do të ndikojë pozitivisht gjatë kësaj dite dhe do t’ju japë inteligjencën e nevojshme si dhe një dozë të madhe vendosmërie. Një gjë e tillë, do t’ju garantojë lëvizjet e duhura dhe do të mundësojë përfitimin maksimal.

Akrepi

Gjatë kësaj të premte do tregoheni shumë luftarak, jo në sinkron me shpirtin e Krishtlindjeve. Në fushën sentimentale, po përjetoni nisjen e një raporti mjaft pasionant.

Shigjetari

Në këtë periudhë, për shkak të presionit, do të karakterizoheni nga mungesa e durimit më shumë se zakonisht. Përqendrohuni në gjërat e rëndësishme dhe shijojeni momentin.

Bricjapi

Në këtë ditë Krishtlindjesh do të keni mundësi që të shijoni gjithë ato gjëra që keni më shumë për zemër. Tradita, kuzhina dhe gjithë gjërat e tjera. Në dashuri çdo gjë do të ecë në mënyrë idilike.

Ujori

Falë ndikimit pozitiv të Marsit, gjatë kësaj të premte mund të bëni gjithçka që doni. Edhe në raportin në çift gjërat ecin më së miri.

Peshqit

Periudha e fundit nuk ka qenë aspak e lehtë. E keni parë shpesh veten në syrin e ciklonit, në shumë aspekte të jetës. Fatmirësisht këto ditë festash do t’ju dhurojnë kënaqësinë që meritoni dhe kjo gjë vlen edhe për fushën e ndjenjave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...