5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e Premte, 4 Prill 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill):
Komunikimi është superfuqia juaj sot. Financat mund të kenë një rritje të vogël, por tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet impulsive. Në punë, idetë tuaja janë magnetike, duke tërhequr kolegët lehtësisht. Në dashuri, humori mund të ndezë një lidhje të papritur. 

Demi (20 Prill – 20 Maj):
Hëna do ju ndihmojë mjaft me projektet që do keni nëpër duar; do jeni më në humor dhe gjithçka do ju funksionojë si duhet. Venusi, duke kundërshtuar edhe gjithë planetët e tjerë, do ju sjellë më shumë bashkëpunim në çift. Për pasojë, dita pritet të jetë shumë e bukur dhe e ngrohtë. 

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor):
Po përpiqeni të gjeni një pikë referimi, edhe nëse jeni të shoqëruar nga një person të këndshëm. Është e mundur që mund të imagjinoni miqësi të reja që mund të evoluojnë në diçka më kuptimplote dhe të thellë. Në punë, aktualisht ndiheni në gjendje t’i kryeni detyrat tuaja me forcë më të madhe se në të kaluarën. 

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik):
Përgatituni shpirtërisht për një ditë shumë ndryshe sot dhe të mbushur me çaste fantastike. Neptuni, planeti i romantizmit, do ju bëjë më euforikë ju të dashuruarve. Mos hezitoni as të bëni ndonjë projekt për të ardhmen, sepse gjithçka do privilegjohet. 

Luani (23 Korrik – 22 Gusht):
Ju do të vini re se si disa gjëra të palidhura me njëra-tjetrën do të krijojnë diçka me vlerë. Një eksperiencë në të kaluarën, një ide e rastësishme apo një aftësi që nuk e keni menduar kurrë të dobishme mund të zbulojë vlerën e tyre të vërtetë. Është një kohë inovacioni, prandaj jini gati për të përqafuar të pazakontat. 

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator):
Do të njihni njerëz të rinj. Do të keni një vetëbesim të madh për të identifikuar marrëdhënien romantike. Do të kuptoni se kufijtë e shëndetshëm janë një shenjë e mirë për lidhjen dashurore. 

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor):
Marrëdhëniet e vështira, bisedat me dy kuptime dhe keqkuptimet do të jenë pjesë e ditës sot. Megjithatë, ato do ta bëjnë të këndshme ditën dhe ju nuk duhet të shqetësoheni aspak. Me një dozë humori, dita mund të bëhet e shkëlqyer. 

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor):
Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me raportet sentimentale dhe miqësinë. Është e rëndësishme të sheshoni çdo keqkuptim para se të vijë e shtuna. 

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor):
Të premten gjatë kësaj periudhe është thelbësore të mos neglizhoni personin që doni për shkak të çështjeve të jashtme të marrëdhënies. Rreshtimi planetar mund t’ju ofrojë forcën për të hequr dorë nga situatat që ju rëndojnë dhe për të lënë vend për ide të reja. 

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar):
Sipas horoskopit të Paolo Fox, ndjenja e tensionit që keni përjetuar ndaj dashurisë do të fillojë të zhduket. Nëse keni qenë në një lidhje afatgjatë, gjasat janë që të jeni përballur me shumë keqkuptime. 

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt):
Nëse kohët e fundit jeni përballur me zhgënjime, sot situata do jetë e njëjtë dhe do jeni të mërzitur. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë e tensionuar. Do mundoheni të impononi mendimet tuaja për gjithçka dhe kjo nuk do i pëlqejë partnerit tuaj. 

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars):
Sot do të jetë një ditë për reflektim dhe qetësi. Do të ndjeni nevojën për të kaluar kohë me veten dhe për të kuptuar më mirë ndjenjat tuaja. Në dashuri, partneri juaj do të kërkojë më shumë vëmendje, ndaj përpiquni të jeni të pranishëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...