17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e shtunë, 23 dhjetor 2023

Dashi

Ndoshta po shpenzoni paksa shumë për dhuratat e Krishtlindjeve. Mundohuni të mos e teproni, në fund të fundit, mjafton një mendim i vogël, nuk keni pse ta teproni! Kur shkruani kartolina urimi, përpiquni të jeni origjinal dhe të shmangni frazat e njohura.

Demi

Lidhja Hënë-Uran ju shtyn drejt pavarësisë dhe origjinalitetit më të madh. Nuk e keni problem të jeni kreativ në përgjithësi. Shprehni ndjenjat tuaja më spontanisht dhe qëndroni afër personave që ju duan shumë dhe kalojnë kohë me ju.

Binjakët

Kudo shihni njerëz që janë plot me punë, tinguj Krishtlindjesh dhe dekorime mbi dekorime. Do të dëshironit pak qetësi, por do të jetë e vështirë ta gjeni! Nëse fqinjët bëjnë zhurmë deri vonë, nuk do ta keni të lehtë të bini në gjumë. Më mirë të keni tapa veshësh pasi periudha festive do ju pushtojë kudo.

Gaforrja

Shpresa për të qenë në gjendje të takoni një person që ju është dukur interesant duket mjaft optimiste pasi do ta keni të lehtë ta takoni sërish duke qenë se është mik i miqve tuaj. Hëna i bën gjërat më të lehta për ju. Nuk do të keni vonesa të mëtejshme dhe dhurata juaj e porositur do të arrijë në kohë.

Luani

Mbrëmja me miqtë zgjat gjatë dhe loja bëhet më serioze? Më mirë të shmangni bastet e tepërta. Nëse jeni në një lidhje dashurie, gjërat do të shkojnë shumë mirë për ju pasi do të thyhet monotonia që ju kishte pushtuar dhe do të keni kohë më shumë për njëri-tjetrin.

Virgjëresha

Nëse jeni ndër ata me fat që do të merrni pushime nga puna, do të keni më shumë kohë për të qenë me familjen tuaj edhe sepse keni shumë nevojë për të. Këtë periudhë mos u kurseni me dhuratat, tregojuni të dashurve tuaj sa shumë kanë rëndësi për ju duke i kujtuar me diçka simbolike.

Peshorja

Vëzhgoni njerëzit, filloni një bisedë me dikë. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Edhe një pengesë mund të jetë një burim entuziazmi. Shumë gjëra varen nga koha dhe rëndësia që ju i kushtoni dhe detajeve më të vogla që mund të ju ndryshojnë jetën.

Akrepi

Mjaft i paqëndrueshëm për shkak të kundërshtimit Hënë-Venus, ju zemëroheni menjëherë nëse dikush ju kritikon ashpër në punë. Qetësoni shpirtin. Nëse doni komplimente, filloni t’i jepni. Ndoshta përgjegjësit do të mësojnë nga ju dhe qëndrimi juaj.

Shigjetari

Ardhja e Mërkurit ndoshta do t’ju bëjë më reagues dhe sportiv. Do t’i kushtoni më shumë rëndësi shëndetit tuaj dhe do t’i dedikoni një pjesë të kohës tuaj sporteve. Nuk mund të pushoni shumë gjatë kësaj periudhe. Me siguri do ta kompensoni më vonë.

Bricjapi

Kjo është ndër periudhat tuaja të preferuara të vitit, ndaj dhe po e shijoni në maksimum të gjithë atmosferën festive. Nga ena emocionale, ju jeni në gjendje të jepni këshilla të dobishme për ata që janë ndoshta në paksa vështirësi. Kini parasysh të mos ndërhyni tek problemet e personave që nuk kërkojnë këshilla nga ju.

Ujori

Gjatë periudhës së Krishtlindjes mendoni më shumë për të tjerët sesa për veten tuaj; prandaj, mos u shqetësoni nëse ende nuk e keni arritur një qëllim. Të tjerët do t’ju lënë liri më të madhe veprimi dhe kjo do të thotë gjithashtu më shumë përgjegjësi dhe ngarkesa.

Peshqit

Filloni t’u përgjigjeni mesazheve përshëndetëse që merrni, në mënyrë që të mos e gjeni veten duke e bërë atë në minutën e fundit. Më mirë shijoni çdo moment! Atmosfera e festave të fundvitit ju bën të ndiheni më mirë, ndaj dhe të gjithë që ndodhen rreth jush do të ndihen më mirë nën shoqërinë tuaj./tvklan.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...