2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Horoskopi i ditës së enjte,15 tetor 2020

Dashi

Nesër do të ndjeni keqardhje për ata që ju rrethojnë, sidomos për ata persona të cilët duket se nuk po u buzëqesh fati aq shumë sa ju. Nëse keni gjë në dorë do të keni tendencën për ta ndarë me ta. Pavarësisht se një gjest për t’u vlerësuar bëni kujdes dhe mos neglizhoni veten.

Demi

Në bisedat që do të keni me partnerin apo miq të ngushtë do të preferoni të diskutoni për tema të pazakonta nesër, si gjëra të çuditshme e mistere që nuk kanë shpjegim, pasi ju duket shumë intriguese.

Binjakët

Nëse një koleg ndan me nesër për një problem apo një shqetësim që ka, do të keni tendencën për t’u përfshirë dhe do të përpiqeni ta ndihmoni. Sigurohuni që personi për të cilin do të shpenzoni kohë e mund t’ua dijë për faleminderit.

Gaforrja

Kjo është një ditë shumë e mirë për ata që punojnë me art, pasi imagjinata do të jetë në gjendjen e saj më të mirë. Do të bëni gjëra të reja dhe do të kërkoni që të tjerët të bëhen pjesë e ditës tuaj.

Luani

Në shtëpi nesër të gjithë do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe do të kenë një frymë pozitive për t’u gjendur pranë. Nëse dikush kërkon që ta dëgjoni dhe t’i qëndroni pranë, mos refuzoni. Nesër mund të keni ju nevojë për ta.

Virgjëresha

Kjo është një ditë e mirë për të lënë pas gjërat e përditshme që ju bëjnë me dhimbje koke dhe për t’ia lënë vendin fantazisë, ëndrrave dhe ideve. Mos e mendoni si humbje kohe, sepse të gjithë kemi nevojë për të ëndërruar, është fakt. Bëni pak pushim, pa u ndjerë në faj.

Peshorja

Nëse do të dilni për pazar, do të keni tendencën për të shpenzuar para në gjëra të
pazakonta dhe jo praktike, por argëtuese. Sa kohë që nuk zbrazni llogarinë tuaj bankare, jepjani vetes këtë kënaqësi.

Akrepi

Për shkak të planeteve nesër do të jeni më të ndjeshëm se zakonisht dhe ato që do të ndodhin rreth e rrotull do t’ju prekin. Mund të keni gjithashtu tendencën për të ëndërruar një tjetër jetë për veten tjetërkund. Është bukur të ëndërrosh.

Shigjetari

Kjo është një ditë e mirë për t’iu përkushtuar gjërave të lëna pezull. Nëse dikush kërkon që ta ndihmoni me punë që nuk ju pëlqen apo nuk bën pjesë në axhendën tuaj, mos u ndjeni të detyruar dhe tregohuni të drejtpërdrejtë me ta.

Bricjapi

Ajo që duhet të bëni nesër është që t’u tregoni atyre që ju rrethojnë se nuk ua keni
nevojën. Mos u shqetësoni, nuk do t’u shembet tavani mbi kokë. Ju njohin mirë dhe janë të ndërgjegjshëm që nuk e keni problem të thoni të vërtetën ashtu siç është.

Ujori

Nesër do të vini në pikëpyetje jetën tuaj dhe atë që dëshironi për veten në të ardhmen. Nëse nuk jeni të kënaqur me atë që keni, mos kini frikë të guxoni. Kurrë nuk është vonë.

Peshqit

Jepini vetes kohën dhe kënaqësinë për të shijuar gjërat e bukura nesër. Dilni, vizitoni vende të reja e interesante. Do të keni mundësinë gjithashtu të njihni njerëz të rinj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...