5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Humbet jetën nga lufta me Covid-19 drejtori i gjimazit në Berat pas një muaji intubimi në Tiranë

Një lajm i trishtë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Berat. Drejtori i gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” Llazar Palla humbi betejën me Covid-19. Ai kishte 1-muaj i intubuar në një spital privat në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit.

Mësohet se 62-vjeçari Llazar Palla ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës Covid-19 rreth 2 muaj më parë, por për shkak të gjendjes së rënduar ai u dërgua drejt Tiranës, ku ndenji i intubuar për rreth 1 muaj. Të shumta kanë qenë sot mesazhet e ngushëllimit të kolegëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor, miqve dhe nxënësve të tij në rrjetet sociale.
Nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi prej më shumë se 4 javësh kanë qenë të ekspozuar ndaj këtij virusi, pasi në çdo klasë ka pasur më shumë se 10 nxënës të infektuar, ndërkohë që të infektuar janë regjistruar edhe në radhët e mësuesve. Situata e rënduar në këtë shkollë solli edhe mbylljen e 6 klasave, dezinfektimin e ambienteve të brendshme të shkollës dhe karantinimin e dhjetëra nxënësve. Drejtori dhe mësuesi i frëngjishtes Llazar Palla do të përcillet nga familjarët e miqtë për në banesën e tij të fundit mesditën e sotme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...