7.5 C
Tiranë
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Humbet jetën nga një sëmundje e rëndë balerina e njohur Hueyda El Sayed

Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur, Hueyda El Sayed.

Balerina, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, sëmundje e cila, ia mbylli përgjithmonë sytë këtë mëngjes në një spital në Lukskemburg. Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani.

Veçse balerinë, 46-vjeçarja njihej si këngëtare e piktore.
Po kush ishte Hueyda El Sayed:

Hueyda El Sayed është këngëtare e njohur. Ajo ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj është nga Sudani . El Sayed ishte zotëruese e mirë e katër gjuhëve si anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Ajo u diplomua për Drejtësi në Universitetin e Tiranës.

– Një këngë për ty – Televizioni Top Channel;
– 7 nga shënimet e mia dhe Kioska – Radio Televizioni Ora News;
– Në restorant (një reality show) – Televizionit Arbëria.

Në vitin 2000 ajo botoi romanin e saj të parë “Ngjyra e lëkurës sime”, ndërsa në vitin 2006 doli libri i dytë, një roman. Ajo ka punuar si modele dhe ka vepruar në një numër të reklamave televizive në Francë, Kamerun, Belgjika, dhe Portugali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT