12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Humbi jetën si pasojë e flakëve të cilat përfshinë qëndrën e të miturve në Itali, identifikohet shqiptari

Ledjan Imeraj është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht, si pasojë e flakëve që përfshinë qendrën komunitare për të mitur në Pasian di Prato të Udines, në Itali.

Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti. Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit. Autoritet italiane do të duhet të zbardhin dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë në këtë tragjedi.

Nga flakët janë prekur platforma druri, mobilje dhe materiale të ndryshme të qendrës. Në strukturë kishte edhe një bombol gazi, fatmirësisht e paprekur nga flakët, e cila u sigurua menjëherë . Ishin banorët e një pallati ngjitur me atë ku banon komuniteti i të miturve të huaj, që ngritën alarmin natën e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...