14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Hwang Ui-jo pezullohet nga ekipi kombëtar pas skandalit të publikimit te videos intime me të dashurën

Hwang Ui-jo, sulmuesi koreano-jugor i huazuar nga Norwich City, është pezulluar nga përfaqësuesja kombëtare e Korës së Jugut, pas akuzave për regjistrimin e një kasete seksuale me ish të dashurën e tij pa pëlqimin e saj. Skandali u shpall pas ndarjes publike të Hwang Ui-jo me aktoren dhe këngëtaren Hyomin në mars 2023. Videot e tij të pashautorizuara u shpërndanë në internet, duke shkaktuar reagime të forta dhe akuzat për shantazh. Ekipi ligjor i Hwang Ui-jos ka deklaruar se futbollisti është viktimë e shantazhit dhe se po bashkëpunon me hetuesit për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Hwang Ui-jo, i cili mohon akuzën e ‘kasetës seksuale’, nuk do të thirret në Korenë e Jugut

Sulmuesi 31-vjeçar, i cili mohon akuzën dhe mbron se videot i ka regjistruar me pëlqimin e gruas, nuk do të përzgjidhet për kombëtaren e vendit të tij, derisa të përfundojë hetimi i policisë për regjistrimin e videos së paligjshme seksuale.

“Ne kemi vendosur të mos zgjedhim Hwang Ui-jo për ekipin kombëtar derisa të arrihet një përfundim i qartë për faktet”, tha Federata Koreane e Futbollit (KFA). Hwang Ui-jo mund të humbasë Kupën e Azisë, e cila fillon më 12 janar në Katar.

“Gjithmonë ka spekulime, por derisa asgjë nuk vërtetohet… nuk e besoj. Unë e kuptoj plotësisht situatën aktuale dhe do të respektoj vendimin e Federatës Koreane të Futbollit. Gjithmonë ka spekulime, por derisa asgjë të mos vërtetohet… Nuk e besoj”, tha trajneri i Koresë së Jugut, Jurgen Klinsmann.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Hwang Ui-jo, i cili ka shënuar 16 gola në 60 paraqitjet e tij për kombëtaren e Koresë së Jugut, ka luajtur për Seongnam, Gamba Osaka, Girondins, Nottingham Forest, Olympiacos, F. C. Seoul dhe Norwich City.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...