8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Hyrja e ish-të dashurës së Gjestit në “BBV4” trondit shtëpinë – ja si reagoi ai

Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP 4” solli një surprizë të madhe për banorët dhe publikun: hyrjen e Xhenetës, ish-të dashurës së Gjestit. Ajo u bë pjesë e sfidës së Vëllait të Madh, ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj asnjë situate të re brenda shtëpisë, pavarësisht tronditjes që mund të përjetojnë.

Pas hyrjes së fitueses së edicionit të kaluar, Egla Ceno, dhe aktorit të humorit Juxhin Plovishti, prania e Xhenetës ishte një nga momentet më të papritura të mbrëmjes. Hyrja e saj pritet të ndikojë jo vetëm te Gjesti, por edhe në dinamikën e lojës dhe marrëdhënieve mes banorëve.

Si reagoi Gjesti?

Të gjithë sytë ishin tek ai në momentin që Xheneta kaloi pragun e shtëpisë. Fillimisht, Gjesti u duk i befasuar, por shpejt u përpoq të ruante qetësinë për të mos thyer rregullat e sfidës. Megjithëse nuk pati një reagim të drejtpërdrejtë, ishte e dukshme se prania e ish-partneres i krijoi një situatë të sikletshme.

“I shikoni thonjtë e këmbës? Dikush m’i ka puthur gishtat e këmbës! Sa të bukur i kam”- tha Xheneta, teksa qëndronte pranë Gjestit.

Gjesti dëgjohet teksa thotë: Është e pashpjegueshme kjo fantazma nëpër shtëpi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...